Ilir Meta ka reaguar pas situatave dramatike që kanë ndodhur orët e fundit si pasojë e tërmeteve.
Meta përmes një postimi në Facebook, shfaqet në një foto teksa mban në dorë një qen, ndërsa bën thirrje që qytetarët t’i kthehen jetës së përditshme.
“Mirëmëngjes të dashur miq,
Me rëndësi është t’i kthehemi jetës së përditshme dhe qetësisë në familjet tona!
Ju uroj një javë të mbarë!”, shkruan Meta.
Kujtojmë se pak javë më parë kreu i shtetit paralajmëroi një situatë me tërmete në vend, duke mashtruar në emër të sizmiologut grek Akis Tselentis, i cili e përgënjeshtroi Metën, duke deklaruar se kurrë nuk kishte folur me të dhe se lajmi ishte i rremë.
Për këtë Meta i dërgoi atëherë një letër kryeministrit Edi Rama, zv/kryeministrit Erion Braçe dhe ministres së mbrojtjes Olta Xhaçka, ku informoi lidhur me alarmin e ngritur prej idiotësive të tij./ Ekskluzive,al