Tashmë gjithkush e di narcizmin e Fevzos dhe vanitozitetin e tij për t’u shfaqur si njeriu më i rëndësishëm i vendit dhe jo vetëm, por edhe në Ballkan dhe më gjerë. Vanitozitetin e tij e shfaq çdo dite në emision me dy orat apo udhëtimet që nuk lë rast pa i përmendur në emision që kam qenë ne 110 shtete e.t.c.
Fevzo, shkrimtar, intelektual elitar, Fevzo njohës i politikës se madhe jo vetëm rajonale por politikës botërore.
Fevzo, njohës i të gjithave dhe asgjëje. Realisht Fevzo njeh vetëm një gjë di shumë mirë: të gënjej, të manipulojë ti shërbej regjimeve dhe të përfitojë nga ata, sa Fevzon sot e quajnë ministri i propagandës së çdo qeverie qe vjen në fuqi.
Po të shikosh modelet dhe mentorët e Fevzos, do te kuptosh qartë edhe Fevzon. Por le ti kthehemi intervistës së fundit i “ftuar” në studion e tij nga Ylli Rakipi për t’u shpalosur Fevzo si disident, si i persekutuar, si e si e si…. Le të ballafaqojmë mënyrën thagmat e Fevzos për të krijuar një portret ndryshe nga ç’është Fevzo, i cili megjithëse i ka të gjitha nuk gjen rehat me veten.
E paraqet këtë dukshëm në body-talk, në mimikën e fytyrës, në djersitjen e qerosës, në ec-e-jaket në studio sa të merr mend e kokës. Le te kapim vetëm katër pesë pika që Fev-ziu thotë të pavërteta në këtë auto-intervistë në studion e tij, por që pyetjet lexoheshin nga Ylli Rakipi. Gjatë intervistës Fevzo tha: 1. Unë vija nga një familje që kishte probleme me regjimin dhe e kisha të vështirë të më jepej e drejta studimit për shkollë të lartë. Për fatin tim dhe shumë të tjerëve atë vit Ramiz Alia tha në një takim me rinjtë me duket ;”
Ne nuk kemi pse e shtrimë luftën e klasave edhe kundër nipave dhe mbesave të atyre qe kanë qenë kundërshtarë të regjimit. Në qoftë se nuk kemi qenë të aftë ti edukojmë është faji ynë. Ata janë rritur në epokën e partisë.” Fevziu thotë se e ka pyetur më vonë Ramiz Alinë për këtë gjë dhe atij nuk i kujtohej. Kështu-vazhdon Fevzo,- mua më doli shkolla e lartë për letërsi degën që kisha kërkuar dhe atë vit ju edhe shumë shumë të tjerëve me “biografi të keqe” por një vit më vonë nuk i dhanë se thanë që I janë dhënë shumë të tillëve.
-Siç pohon dhe vetë Fevzo, dhe ashtu është, të dy prindërit e Fevzos, jo daja që e adoptojë nga ku ka marrë dhe mbiemrin Fevziu, kanë qenë mësues letërsie në Lushnjë. Mësuesit ishin edukatorët e regjimit pararoja e edukimit të brezit të ri dhe këta të letërsisë i mësonin realizmin socialist dhe vargjet për partinë. Absolutisht nuk mund të ngarkohen me faj prindërit e Blendit për këtë. Ai ishte sistemi ato ishin programet shkollore.
Por kurrsesi nuk mund të quhen të persekutuar një çift mësuesish edhe pse në Lushnjë. Ka pasur fëmijë familje komunistësh që kanë shkuar nga Tirana në rrethe, Vladimir Shehu djali Mehmet Shehut qe më pas vrau veten punonte në Durrës ne URT. Spartak Ngjela kur mbaroi shkollën e lartë juridik u caktua në Vlorë kur Kiço ishte ministër i tregtisë e plot raste të tjera.
Pra prindërit e Blendit duhet të quhen të persekutuar pse ishin mësues në Lushnjë?!! Fevzo duhet të kallzojë se kush e kapi për veshi kur ishte në gjimnazin Partizani. Jo ashtu si e kapi Rama në studion e Opinion! Përsa i përket asaj që thotë për Ramiz Alinë në lidhje me lirimin e “luftës së klasave” për fjalën e tij që sipas Fevzos, as Alia se mban mend, dhe që Fevzos I doli shkolla nga kjo, Fevzo nga që manipulon ngatërron me qëllim.
Diçka e tillë është folur në fillimet e vitit 1990 kur Fevzo ishte në vit të dytë në Fakultetin e Filologjikut për letërsi. 2. Fevzo, tregon më pas se kur kishte filluar fakultetin filluan si gazetarë të gazetës “Studenti” me Ben Blushin dhe Armand Shullakun. Filluan të bëjnë intervista shkrimtarëve te rinjtë kryesisht. Sigurisht thotë Fevzo, jo Kadaresë dhe Agollit atyre nuk i afroheshe dot por shkrimtarëve të tjerë. Këto intervista ngjallën interes dhe ne ramë në sy dhe Preç Zogaj (Çiftelia) dhe Remzi Lani (Holta) na angazhuan me “Zërin e Rinisë”. Gazeta “Zëri Rinisë” ishte gazeta më e rëndësishme pas “Zërit të Popullit” dhe redaksinë e kishte në selinë e Komitetit Qendror.
Kryeredaktor ishte Remzi Lani dhe i dyti vinte Preç Zogaj si rekrutues të rekrutuar për vazhdimësinë …. njëri me gradën bashkëpunëtor tjetri rezident. Kur u krijua gazeta “Rilindja Demokratike” thotë Fevzo, nuk kishte gazetarë pjesa më e madhe ose ishin të kompromentuar me regjimin, ose i kishin shërbyer regjimit. Preç Zogaj mendoj që të thërriste grupin e gazetarëve te gazetës “Studenti”. Më thirri mua, -vazhdon Fevzo,-unë i thashë Shullakut, Blushit dhe Minxhozit, ky i fundit u tërhoq.
Po Preçin me Remzi Lanin ku i fut Fevzo (Korani) nuk ishin këta shërbëtorë dhe të kompromentuar me regjimin?!! Pra gazetarët e parë të RD ërdhën nga propozimi i Preçit dhe Remziut të Ramizit. Rilindja Demokratike u krijua me Kryeredaktor Frrok Çupi (Llulla), Preç Zogaj (Çiftelia) Blendi Fevziu (Korani), Armand Shullaku (Bozhurja) e të tjerë e të tjera…
Në këtë intervistë Fevziu flet edhe për financimin e mediave nga qeveria si një skandal. Por nuk na thotë kryeskandalozin Blendi Fevziu qe askush si ai nuk ka marrë financime dhe përfitime nga qeveritë dhe nga oligarkët e qeverive. Vetëm nga Sali Berisha merrte qindra mijëra euro në vit për reklamë për KESH-in kur KESH ishte ent shtetëror dhe nuk kishte konkurrent, por për t’i shërbyer Berishës i jepej ky financim.
Kur pa që Berishës po i rrëshqiste toka nën këmbe dhe po vinte Rama ktheu pllakën jo vetëm Opinion i Fev-ziut por i gjithë Klani që punën e ka me KLANE dhe e hodhën tej Berishën i cili nuk shkeli për nja gjashtë vjet tek Klani. 4-Kulmin e mithomanisë së tij të deliriumit pathologjik të atyre fantazive që i përsërit aq shumë dhe i beson edhe vete e arriti kur tha: “Kam pasur momente të vështira në jetë. Mbaj mend kam qenë 11 vjeç. Im atë më tha do të ecnim bashkë, po ecnim në një rrugë që nuk kishte dritë, unë kisha idenë që do të përfundonim tek akullorja. Ishte pak fresk the ishin disa akullore dimërore, (vetëm Fevzo i ndan akulloret në verore dhe dimërore.
Shen i im) im atë me seriozitet më tha, – mua mund të më arrestojnë sepse kanë arrestuar një mikun tim. Ti më tha duhet të kujdesesh për mamin dhe motrën e cila ishte katër vjeç. Unë e kuptoja çdo të thotë arrestim,-vazhdon Fevzo,- ishte arrestua xhaxhai im. Kur isha më i vogël mbaj mend një personazh, ishte një person që më pas e pushkatuan. Kisha dëgjuar the historinë e pushkatimit Xhelalin. – Le ta fillojmë nga fundi me Xhelalin që bëhet fjalë për Xhelal Koprenckën. Xhelal Koprencka është dënuar për herë të parë në 1957 me 7 vjet e gjashtë muaj burg.
Pas lirimit në 1963 u arrestu përsëri në 1967 ku nuk doli më mga burgu pasi u dënua në burg me pushkatim në 1979 për organizatë kundër revolucionare sebashku me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Lezhon. Blendi Fevziu ka lindur në vitin 1970 kur Xhelali kishte tre vjet që ishte ne burg dhe nuk doli më.
Si e mbaka mend Fev-ziu?!! Nuk di se kush mund të besoj që një prind i thote fëmijës 11 vjeç se mua mund të më arrestojnë prandaj ti duet të kujdesesh për mamin dhe motrën(?!) Po ta lemë këtë. Ajo që nuk na thotë Fev-ziu është se kush ishte shoku Hektorit, babait te Fevzos që ishte arrestuar? A ishte Sherif Merdani? Kush e inçizojë Sherif Merdanin me TO (përgjues)? Në fund Fevzo tregon se kur i doli frika për herë të parë më 9 janar 1990 kur pa Azem Hajdarin (Bualli) dhe disa te kursit tij dhe një vajzë të lidhur krah për krahu që mos ndaheshin para lopatave xhenjere të policisë dhe shkopave të gomës dhe tytave të revoleve….
Tregoi edhe për vizitën mjeksore në Vjene se i merrej mendja nga ritmi madh i punës, Foli dhe për shkatërrimin e Tiranës dhe bregdetit, kur ky është përfitues dhe shkatërrues me influencën e medias në shërbim të pushtetit dhe në bashkëpunim me Samirin. Tregoi dhe për vendet ku ka shkuar në 120 vende.
Tregoi edhe se si kur ishte në Romë në 1991 me Shullakun dhe vendosi të rrijë në Itali. Dola ne Vatican, -thotë Fevzo,- dhe hyra në një librari të madhe, pashë librin e “Bashkëbisedim me Ismail Kadare” Kur lexojë në faqet e para se si Kadare përshkruante “Mapon e Madhe” aty ku unë jam rritur, më kapi e qara. Mbylla librin dhe u ktheva aty ku qëndronim dhe I thashë Shullakut, – unë nuk rri do të kthehem. Sezonin e ardhshëm Fevziu do të na tregojë në studion e TPZ duke i “marrë” studion Ylli Rakipit se si e ka bërë për të qarë Qemal Lame me sakrificat dhe jetën qe vuri në rrezik për të shpëtuar Kadarenë nga arrestimi dy herë me urdhër të Enver Hoxhës.