• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ilir Meta bllokon zgjedhjet vendore, presidenti nuk zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe tenton tjetër konflikt me PD-PS

December 25, 2021
in Aktualitet
        
 

Ilir Meta ka vendosur që të mos zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Më 4 nëntor, Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet, por ka afro 2 muajsh që nuk ka asnjë sinjal për të shpallur zgjedhje të parakohshme në 6 bashkitë në vend që janë pa kryetar.

Për shkak të dekriminalizimit dhe dorëheqjeve janë krijuar vende vakante në 6 bashki, ndërsa Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë kërkuar që të ketë një datë për zgjedhjet vendore për zgjedhjen e kryetarëve të këtyre bashkive që janë pa kryetar.

Ndërkohë, pak ditë më parë, Presidenca reagoi në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për rrëzimin e kërkesës për shpalljen antikushtetuese të zgjedhjeve vendore. Ishte Bledar Dervishaj, këshilltari për çështjet ligjore i presidentit Ilir Meta, ai i cili bëri publik qëndrimin e Metës, ku u shpreh se Gjykata Kushtetuese, me vendimmarrjen e saj për të deklaruar mungesën e juridiksionit kushtetues, faktikisht e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare.

“Gjykata Kushtetuese, për interesa që nuk përkojnë me ato të popullit shqiptar, me këtë vendim hoqi dorë nga ushtrimi i funksionit të saj sublim dhe e shpalli veten jo kompetente, për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore të shqiptarëve, parimeve dhe vlerave më të larta tona shoqërore e morale mbi të cilat ne si shqiptarë kemi vendosur të ndërtojmë jetën tonë, në një shoqëri me demokraci funksionale”, tha Dervishaj.

Ndërkohë, lideri demokrat Lulzim Basha i pyetur pak javë më parë, nëse PD do të futet në zgjedhjet e pjesshme lokale, ai tha se zgjedhjet e 30 qershorit ishin pjesë e skemës së shkatërrimit të demokracisë nga regjimi në fuqi dhe objektivi kryesor i Partisë Demokratike është të rikthejë Shqipërinë në një vend demokratik nga një regjim autokratik në të cilin është kthyer nën sundimin e Edi Ramës.

6 bashkitë që janë pa kryetar

Ndërkohë, kujtojmë se 6 janë bashkitë pa kryetar në vend. 6 nga 61 bashki, aktualisht drejtohen nga kryetarë të emëruar dhe jo të dalë nga zgjedhjet vendore. Në këtë bashki bëjnë pjesë Shkodra, Durrësi, Vora, Rrogozhina , Dibra dhe Lushnja.

Kështu, në qytetin e Shkodrës, kryebashkiakja Voltana Ademi edhe pse nuk kandidoi në zgjedhje është duke mbyllur mandatin e dytë në krye të kësaj bashkie. Në Durrës, Valbona Sako dha dorëheqjen dhe u zëvendësuar në detyrë nga Emirjana Sako. Po ashtu, edhe Vora po drejtohet nga një kryetar i pazgjedhur me votë, pas largimit të ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe kjo solli një tjetër bashki që drejtohet nga kryetar i zgjedhur pa votë. Sa i përket Dibrës, kryebashkiaku Dionis Imeraj dha dorëheqjen për të kandiduar për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa për lidhur me bashkinë e Lushnjës, ish-kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua nga policia për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.


        
 
Next Post

Pagat milionëshe që nxorrën "cullak" Erion Veliaj dhe flota e këshilltarëve që vjen erë në Bashkinë e Tiranës

“Qejf o qejf o qerrata”, Artan Hoxha i lë të gjithë pa fjalë: Piva një birrë edhe me ambasadoren Yuri Kim! Më kishin emëruar....

“Një kartolinë me sekrete të njohura për Krishtlindje”! Gazetari i njohur iu ‘çjerr’ maskën politikanëve shqiptarë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In