• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut

23/03/2025
in Blog
        
 

Ky gjyqtari me një pamje të çuditshme që ka hyrë në histori se paskërka dënuar Sajmir Tahirin, jo vetëm që nuk mund të vepronte si një zëdhënës i drejtësisë, por vërtetoi atë që opinioni më i gjerë në vendin tonë po vëren me trishtim se drejtësia e re që e trumbetuam me aq bujë, jo vetëm që ka lindur e vdekur, por është e pushtuar nga një kastë të paaftësh dhe zjarrëvënësish të demokracisë, siç e vërtetoi ky gjyqtari i fundit që nuk u shpreh për atë që i ka caktuar ligji, pra të në thoshte që vendimi i parë me ato prova që u paraqitën në gjyqin e shkallës së parë, ishte i drejtë apo jo, por për përgjimet në burg për një gjë që nuk kishze ndodhur kur u arrestua Veliaj.

Ky gjyqtari i apelit që as emrin nuk dua t’ia zë me gojë që ngjan sikur është arratisur nga ndonjë planet i pazbuluar ende, pa iu dridhur qerpiku fare i dha grushtit të shtetit që i është bërë demokracisë shqiptare edhe një shpullë tjetër.

Siç thoshte me të drejtë akademik Artan Fuga, « … është paradoks logjik, juridik, nonsens, as i drejtë as i gabuar, por alogjizëm, t’i thuash tjetrit : të futa në burg atëherë se nuk je sjellë mirë tani në burg ! » (Tema, 14.03.2025). Arrestimi dhe mbajtja në burg e Erion Veliajt pa asnjë provë dhe në shkelje flagrante të ligjit nga dy prokrorë prej të cilëve njëri i katapultuar aty jashtë të gjitha kritereve, ku të vetmin specializim ka një kurs 3-mujor në asfalinë greke dhe certefikimi nga dy gjyqtarë një farë Bani që vjen nga sillogjet greke dhe ky gjyqtari i fundit që duket sikur ka ardhur ngandonjë planet i pazbuluar ende, më kujtuan linçimin dhe goditjen e regjimit komunist ndaj elitave të këtij vendi.

Kurrë më parë si këtë radhë nuk jam ndier i prekur dhe vetëm tani i kuptoj se çfarë kanë përjetuar ata qindra intelektualë e martirë që merreshin e futeshin në burg nga Dumanët. Dadot, Banot, dhe ky Pëllumbi i arratisur nga planeti pa emër e kohës së komuniszmit. Si ka mundësi që Partia Socialiste, Parlamenti shqiptar që është akoma i mbledhur nuk reagon dhe nuk krijon urgjentisht një Komision Parlamentar për të hetuar gjithë të zezat që kanë dalë nga kjo ngjarje e rëndë. Përkundër kësaj, PS-ja dhe opozita vijojnë si të mos ketë ndodhur asgjë. Kanë nisur fushatën dhe ajo që ti sheh deri tani është një trishtim i madh : luftë ad hominem. Të duket vetja sikur je në një Pazar të Madh ku ndërrohen e shiten identitete, karaktere.

Listat e deputetëve, emrat që hyjnë e që dalin janë bërë ngjarja më e madhe e vendit. Jemi ende në epokën feudale ku zgjedhja e taksidarit përcaktonte edhe suksesin. Asnjë fjalë për programme, asnjë ide. Vetëm një tabelë e madhe emulacioni ku parakalojnë emra që ikin sa nga një tabelë e futen te tjetra.

E ndërkaq, Erion Veliaj lihet në burg dhe Olsi Dado, Dumani, Pëllumbi i arratisur dhe Sameti i Libofshës marrin edhe përgëzime nga kjo e dërguara europiane. E njëjta situatë si në vitin 1945 e 1946 kur Bedri Spahiu që dënonte kriminelët e luftës merrte duartokitje nga jugosllavët se ata kishim miq në atë kohë. Ndërsa turma e ekzaltuar jashtë ulërinte : « kriminelët porsi miu i dënoi Bedri Spahiu ».

Edhe tani turmat me jargë mbushin rrjetin dhe masturbohen me urrejtjen ndaj Veliajt apo ndaj armikut. Nën hijen e burgut po nis një fushatë që nuk ka asnjë ide. Nëse partia socialiste nuk e adreson hapur problemin dhe nuk inicion një hetim parlamentar për të sqaruar se përse goditet numri dy i kësaj force politike, përse ai rrëmbehet nga një bandit me emrin Olsi Dado e Altin Dumani dhe mbahet në burg pa asnjë provë, ky vend jo vetëm që nuk ngjall shpresë më, por do të bëhet një kënetë edhe më e thellë sesa kjo që është tani.

SQARIM i autorit më 16 mars 2025: Shkrimi im nuk kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit, sepse është një gjë që nuk më intereson. Vëmendja u përqëndrua në një frazën time që ishte pa asnjë qëllim dhe askush nuk u mor me përmbajtjen e shkrimit. Megjithatë, i kërkoj ndjesë atij që mund të jetë ndier i lënduar.


        
 
Next Post

Mbajini mend emrin, Adrion Pajaziti debutoi me Kombëtaren në 'Wembley'

Sylvinho besoi te barazimi, por Kombëtarja nuk goditi asnjëherë portën e Anglisë

Frrok Çupi: Hashimi erdhi, pa, dhe pa se s’ishte Kurti

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved