Videoregjistrimi i shfaqur në emisionin “Fiks Fare” për 7% e famshëm të Ilir Metës, ka edhe një episod të llojit “mbërtheckat e Pangos”, domethënë një episod s.eksual, i cili nuk u shfaq as në emisionin që bëri transmetimin dhe asnjë emision tjetër, kur u pretendua se videoregjistrimi u shfaq i plotë.
Në videoregjistrimin e plotë, Meta flet për një femër, të cilën e ka emëruar diplomate: “I futa një të q*me”. Për shkak të rëndësisë që ka çështja, lexuesi duhet të më mirëkuptojë kur nuk hezitoj që ta sjell të plotë shprehjen e Ilir Metës.
Ylli Pango u largua nga posti i ministrit dhe nga politika edhe pse ai nuk arriti që t’ ia “futë një të q*me” vajzës, e cila i erdhi në shtëpi. Siç u duk qartë në videoregjistrimin për Ylli Pangon ky i fundit kërkonte ta bindte vajzën që ajo ta lejonte atë që ta zhvishte, duke filluar që nga mbërtheckat.
Ilir Meta qartësisht nuk vepron me kaq kortezi, siç e pohon vetë në rastin në fjalë. Kjo vjen nga ndryshimi në formim mes Ylli Pangos dhe Ilir Metës. Ngjarja formative për sjelljen s.eksuale të Ilir Metës është filmi i tij i parapëlqyer, “Beteja e Sutjeskës”, nga i cili Ilir Meta ka përfituar një mënyrë sjelljeje s.eksuale që mund të quhet si: Beteja e Sutjenave.
Episodi s.eksual në videoregjistrimin në fjalë ka të bëjë me atë që në rastin e Ilir Metës mund të quhet “Beteja e Sutjenave”, duke marrë shkas nga filmi i tij i parapëlqyer, që është “Beteja e Sutjeskës”, një film jugosllav i vitit 1964, ku tregohet lufta e partizanëve jugosllavë të udhëhequr nga Tito, kundër gjermanëve, në zonën malore të Sutjeskës në Bosnjë, në 1943.
Ata që e njohin nga afër Ilir Metën e dinë se kjo që po them është e vërtetë. Ilir Metës i pëlqen ta shikojë këtë film së paku një herë në muaj, madje kur ishte kryeministër dhe zëvendëskryeministër, i ftonte edhe diplomatët e huaj që ta shikojnë së bashku.
Arsyeja për të cilën Ilir Meta e pëlqen këtë film është se kërkon të krijojë përshtypjen se atij i pëlqen kauza shumëetnike në kuadrin e së cilës u bë lufta antifashiste e Titos. Ilir Meta e quan se i bën nder të madh atij që e ka ftuar, kur ia shfaq këtë film, për ta parë së bashku.
Nga filmi “Beteja e Sutjeskës”, Ilir Meta është frymëzuar për të bërë Betejën e Sutjenave me femrat të cilat halli i çon në duart e tij. Ilir Metës në filmin “Beteja e Sutjeskës” i ka bërë shumë përshtypje se si partizanët jugosllavë të Titos, luftonin trup më trup me ushtarët gjermanë.
Partizanët e Titos në këto përleshje kishin kujdes që t’ u hiqnin sa më parë gjermanëve granatat që ata i mbanin në gjoks. Njëjtë, edhe Ilir Meta, msymjen e tij ndaj femrave që halli i çonte në duart e tij, e fillonte nga “granatat” e tyre, duke i çliruar ato dhunshëm nga sutjenat.
Kjo është versioni i Ilir Metës i Betejës së Sutjeskës, që mund të quhet Beteja e Sutjenave. Kështu që mund të imagjinohet se si ka shkuar ngjarja për të cilën Ilir Meta thotë në videoregjistrim “I futa një të q*me”.
Ilir Meta i është hedhur femrës së shkretë si partizanët e Titos gjermanëve në film, ia ka mbërthyer me duar “granatat” në gjoks, ia ka shqyer sutjenat dhe ka vazhduar me pjesën tjetër të rrobave, për të përfunduar betejën me një tepsi plot me ëmbëlsirën e tij të parapëlqyer, kadaifin. Pasi ka lëshuar breshëri të tëra zjarri me “mitralozin” e tij me municion të markës Viagra, mbi viktimën e tij.
E gjithë kjo histori nuk do të duhej që të ishte treguar, për arsye etika, por ka vetëm një rast kur etika thyhet dhe ky është rasti kur një zyrtar i lartë abuzon me kompetencat e veta për të kënaqur epshet e veta seksuale, si dhe kur një zonjushë pranon të ofrojë trupin e saj për këtë qëllim, për të siguruar benefite në poste shtetërore nga kjo marrëdhënie.
“Fiks fare” ka bërë një shkelje të rëndë të deontologjisë profesionale kur ia ka kursyer Ilir Metës, atë që nuk ia kurseu Ylli Pangos. Ndoshta “Fiks Fare” ka menduar se me aq sa përmbante videoregjistrimi i Priftit, edhe pa episodin seksual, Ilir Meta qe i kompromentuar rëndë.
Por nuk duhet që të jetë kështu. E vërteta duhet rrëfyer e plotë, sipas shprehjes: The truth shall set You free! E vërteta do t’ u bëjë të lirë!
“Fiks fare” nuk mund të që justifikohet as me atë se në rastin e videoregjistrimit të Pangos bëhej fjalë për një gazetare që e kishte marrë përsipër vullnetarisht rolin, ndërsa në rastin e videoregjistrimit të Ilir Metës bëhej fjalë për një femër të abuzuar, reputacioni i së cilës duhej cenuar.
Por problemi është se kjo femra, të cilën “Fiks fare” e mbrojti e mori benefitin dhe vazhdon që ta gëzojë edhe sot. Madje, sipas Kodit Penal ajo është përgjegjëse po aq sa Ilir Meta për korrupsion, madje aktiv, jo pasiv. Por këtu nuk bëhet fjalë që zonjusha të dënohet për këtë gjë. Thjesht duhet që publikut t’ i thuhet e vërteta dhe zyrtarëve abuzues t’ u jepet një mësim i mirë.
Shumëkush mund të ketë menduar se pas asaj që ndodhi me Ylli Pangon, asnjë zyrtar i lartë nuk do të guxonte më që të abuzonte me postin e vet, për të siguruar favore seksuale. Por videoregjistrimi i fundit i Ilir Metës, nëse shihet i plotë, tregon se kjo nuk është e vërtetë.
Me sa duket zyrtarët e lartë kanë kujtesë të shkurtër për këto gjëra. Natyrisht se të gjithë zyrtarët e lartë që kanë abuzuar me kompetencat e tyre për të siguruar favore seksuale, u shokuan kur panë videoregjistrimin për Pangon dhe në trupin e mbuluar me djersë të ftohta u kaluan të rrënqethura, duke shkuar nëpër mendje episodet nga jeta e tyre seksuale të cilat mund të bëheshin shkak që të pësonin fatin e Pangos.
Për disa ditë mbase ky tmerr u bë shkak që këta “Romeo” të zyrave të mos arrinin dot në ereksion para trupit të zhveshur të “Zhulietave” të tyre. Por shpejt ky bllokim u kapërcye dhe gjërat ecën si më parë, aq sa një vit pasi një ministër u dogj nga shfaqja e një skandali s.eksual të tij, zëvendëskryeministri guxonte të shprehej me krenari se i futi një të q*me një femre që kërkonte prej tij një vend të privilegjuar pune.
Efekti i tmerrit “Pango”, qartësisht kishte kaluar për zëvendëskryeministrin. Por “Romeo Pango” vazhdon të jetë ende në mënyrë jomeritore celebrity i politikës dhe administratës shqiptare sa i përket perversitetit, kur në fakt tashmë këtë vend ishte dashur që t’ ia kishte zënë “Romeo Meta”.
Ylli Pango ka të drejtë që të ankohet se “Fiks Fare” nuk bën fare fair play. Ilir Meta nuk duhej që të mbetej i pandëshkuar për Betejën e Sutjenave që rrëfeu krenarisht në bisedën e regjistruar me Dritan Priftin./nga Kastriot Myftaraj