• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Infermieri i varfër i urgjencës në Tiranë, që ha bukë e djathë

18/01/2019
in Aktualitet, Blog, Kryesore
        
 

Nga Agim Xhafka

Pranë urgjencës së Tiranës ndodhet një bulmetore. U futa sot atje për të blerë qumësht, kos, gjalpë, djathë e salçiçe. Para meje një mesoburrë me përparëse të bardhë. E mora për doktor. Por që në nisje të bisedës nuk ishte në këtë profesion.

– Erdhe, o infermieri më i mirë i urgjencës! – i tha shitësja. Dukej që njiheshin.

– Po, kemi 15 minuta pushimin e drekës.

– Të zakonshmen? – e pyeti ajo.

– Po, 30 lekë djathë të bardhë.

Pashë që thika shkoi tek tava me djathim më të lirë. Preu një copëzë. E peshoi, çmimi në peshore vajti 36 lekë.

– Jo aq, 30 lekë kam.

– Pa merak, të qiras unë, – ia ktheu shitësja.

– Mos e mbështill, – i tha infermieri.

Nxorri një gjysëm panine nga xhepi, e çau me duar, në mes futi djathin e nisi ta hante pa dalë ende nga dyqani.

Nuk m’u dhimbs, më emocionoi ky njeri kaq i varfër. I lidhur me atdheun pas një cope djathi?

Jo, i bërë njësh nga dashuria për të, se ndryshe ja, dy orë larg është Gjermania. Që e pret me lule dhe euro.

Por, ai rri çdo ditë në radhë të urgjencave dhe në radhë të djathit…

-Çfarë doni?- më pyeti mua shitësja.

Do blija plot gjëra, por nuk di pse i thashë thatë:

-Vetëm një shishe kos. Vetëm një…


        
 
Next Post

Avokati i Klement Balilit: E blenë ish-kampin e punëtorëve për 800 mijë dollarë dhe e shndërruan në rezort. Greqia dhe Berisha u bënë xhelozë

Doktorresha e LSI-së nuk del në protestë, se ia hoqën fjalën në Kuvend: Shqiptarë dilni ju që të rrëzojmë Ramën!

Kujtova se binte shi, ata ishin lotët e mi

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved