• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Injorancë e madhe në Shqipëri! Askush s’e kupton pse SHBA kërkon Shtet Bektashi

08/09/2026
in Aktualitet, Debat
        
 

Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se shqiptarët duhet të jenë të përgatitur për platforma apo projekte ndërkombëtare, pasi sipas tij, jemi një shtet i vogël dhe i pafuqishëm për t’i parandaluar këto zhvillime.

“Në shqiptarët duhet të jemi të përgatitur për shumë platforma apo projekte ndërkombëtare. Sepse jemi aq të vegjël, sa jemi të pafuqishëm për të parandaluar disa projekte. Shqiptarët kanë qenë të papërgatitur për një proces të ndryshimit të kufijve në Ballkan. S’kemi ne as Akademi Shkencash, as diplomaci mbarëkombëtare, që të kemi analiza për t’i studiuar këto, edhe variantet më të këqija, edhe variantet më të mira”, tha mes të tjerash Spahiu.

Duke përmendur qëndrimet kontradiktore të kryedemokratit Sali Berisha për Shtetin Bektashi dhe investimin në Zvërnec, Spahiu shtoi se liderët politikë në Shqipëri janë shumë sipërfaqësorë në qëndrimet e tyre politike.

“Janë shumë sipërfaqësorë në qëndrimet e tyre politike. Këto i bën kur e mendon Sali Berisha. Njëherë thotë jam pro Zvërnecit, pastaj thotë jam kundër. Njëherë thotë jam pro shtetit Bektashi, njëherë thotë jam kundër”, vijoi Spahiu.

Në përfundim Spahiu shtoi se shqiptarët duhet të shohin anët pozitive dhe negative të krijimit të një shteti Bektashi në Shqipëri. Sipas tij, ata që e kanë hedhur këtë ide, e kanë hartën e Ballkanit se çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh.

Për Spahiun, politika dhe populli shqiptar është i papërgatitur për qëllimin e këtij projekti.

“Shqiptarët duhet të ndalen dhe të mendojnë ky është një projekt në favor të shtetit shqiptar apo jo. Pa e kuptuar këtë, ti i bie të flasësh për një këngë kur s’kupton asnjë notë muzikore. Për këtë arsye edhe unë nuk marr kurajon të them që e di qëllimin e kësaj ideje. Ata që e hedhin këtë ide, e kanë hartën e Ballkanit se çfarë do të ndodhë pas 100 vitesh. Sot jemi të papërgatitur të gjithë për qëllimin e këtij projekti”, theksoi Spahiu.


        
 
Next Post

Shqipëria digjet k..drejtësia krihet! A është bashkëpunëtore e "piromanëve"?! Vetëm 18 fajtorë nga 211 çështje të hetuara në 5 vite

Sot nis sesioni i ri parlamentar! Deputetët do përballen me "flamingot" dhe "pelikanët kaçurrel" me trasta me vezë

“Këtu prehet paqësisht Kadastra”! Konflikti mes biznesmenëve në Palasë, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved