• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, November 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Irani ekzekuton tre persona të akuzuar për përfshirje në protestat antiqeveritare

08/11/2026
in Aktualitet
        
 

Autoritetet iraniane kanë ekzekutuar tre persona të akuzuar për përfshirje në trazirat e armatosura gjatë protestave antiqeveritare të muajit janar. Mediat shtetërore bëjnë të ditur se Hassan Dioband, Hamid Kazemi dhe Reza Zanganeh janë varur, pasi Gjykata e Lartë la në fuqi vendimin e fajësisë ndaj tyre.

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim, tre burrat akuzoheshin për përdorimin e armëve të zjarrit, granatave dhe bombave molotov, si dhe për djegien e objekteve publike në qytetin e Karajt, në perëndim të Teheranit.

Autoritetet iraniane pretenduan gjithashtu se të ekzekutuarit kishin vepruar në emër të Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe grupeve të cilësuara si armiqësore nga regjimi. Mes objekteve të dëmtuara gjatë trazirave raportohet edhe një nënstacion elektrik në Karaj, sulmi ndaj të cilit shkaktoi ndërprerje të energjisë në disa zona.

Një prej të ekzekutuarve, Dioband, ishte arrestuar më 11 janar, nën dyshimet për sulme ndaj pronës publike dhe nxitje të dhunës. Pas arrestimit të tij, autoritetet ndaluan edhe dhjetë persona të tjerë, të cilët sipas raportimeve u dënuan me burgime nga pesë deri në dhjetë vjet.

Këto ekzekutime vijnë në një kohë kur Irani po përballet me kritika ndërkombëtare për rritjen e përdorimit të dënimit me vdekje, veçanërisht ndaj personave të akuzuar për përfshirje në protestat e janarit.

Protestat nisën në dhjetor të vitit të kaluar, fillimisht për shkak të rritjes së kostos së jetesës, por më pas u shndërruan në demonstrata të gjera kundër regjimit. Ato arritën kulmin më 8 dhe 9 janar.

Autoritetet iraniane raportuan më shumë se 3 mijë viktima, duke ia atribuuar dhunën akteve terroriste të organizuara, sipas pretendimeve të tyre, nga SHBA-ja dhe Izraeli. Nga ana tjetër, organizata joqeveritare me bazë jashtë Iranit kanë raportuar shifra më të larta, ndërsa BBC ka publikuar dëshmi sipas të cilave forcat e sigurisë kanë qëlluar ndaj protestuesve të paarmatosur.

Në gusht, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, shprehu shqetësimin për shtimin e ekzekutimeve. Sipas tij, të paktën 56 persona ishin ekzekutuar që prej 19 marsit për akuza që lidhen me sigurinë kombëtare, mes tyre 27 raste të lidhura me protestat e janarit.


        
 
Next Post

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës: Morën pjesë mbi 300 sipërmarrje nga 12 vende të botës

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved