• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Ish ministri grek i Financave Varoufakis: Marrëveshja e re e ndihmës për koronavirusin e BE-së është një dhuratë për armiqtë e Europës

April 11, 2020
in Diaspora
        
 

Europa pësoi një humbje historike të enjten mbrëma, shkruan ish ministri grek i financave, Yanis Varoufakis. Pas një ngërçi disa javor, në mbledhjen e tyre ministrat e financave të Eurogroupit, vendet e të cilave përdorin euron, morën një vendim për përgjigjen kolektive ndaj ndikimit ekonomik të pandemisë së koronavirusit. Përveçse përbënte një zbehje epike të detyrimeve, vendimi i Eurogroupit I dha një goditje dërrmuese themeleve të Bashkimit Europian – duke kënaqur kritikët dhe armiqtë e Europës.

Shumica e Europës kontinentale që përdor euron, është në izolim. Valët e shokut ekonomik të shkaktuara nga ky bllokim nuk pyesin së cfarë monedhe është sot në përdorim. Ashtu si në Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara ose Japoni, rënia e madhe e të ardhurave private duhet të kundërpeshohet me një rritje konsiderueshme të shpenzimeve publike, thotë Varoufakis.

Nëse qeveritë dështojnë ta bëjnë këtë, shuma e shpenzimeve private dhe publike (e cila është e barabartë me të ardhurat totale) do të rrëzohet edhe më shpejt, falimentimet do të shpërthejnë dhe të ardhurat nga taksat qeveritare do të bien ndjeshem në periudhën afatmesme.

Me vendet e goditura më fort nga Covid-19, siç është Italia, që janë dhe më të zhytyrat në borxh e me pak të afta për t`I bërë ballë një borxhi të ri të domosdoshëm, shfaqet një “lëmsh” gati i pazgjishëm: borxhi i ri i nevojshëm për të ringjallur sektorin privat do ta shtyjë shtetin drejt pamundësisë së përmbushjes së detyrimeve duke shkatërruar bankat, kapitali i të cilave është kryesisht borxhi i qeverisë e shpejt pas kësaj, edhe pjesën tjetër të sektorit privat.

E vetmja rrugëdalje nga ky kurth është që borxhi i ri të mos bjerë mbi shpatullat e dobëta të vendeve më të “detyruara të eurozonës”, por të ndahet në të gjithë eurozonën. Vetëm se kjo ndarje e borxhit është e ndaluar nga traktatet që krijuan eurozonën, me insistimin e vendeve të Europës Veriore. BE-ja, thotë Varoufakis, është më shumë sesa një zonë monetare.

Është një projekt paqeje, një kulmim I kulturës së përbashkët, një burim identiteti dhe një mundësi për të shuar nacionalizmin toksik, por nëse thelemet e saj ekonomike lëkunden, forca të fuqishme centrifugale, në lojë tashmë, janë aty të gatshme për copëtimin e unionit.


        
 
Next Post

Osmani paralajmëron një rikthim të marrëveshjes me Kurtin: Gabim historik nëse nuk bashkëqeverisim

Shtëpia e Bardhë sulmon Zërin e Amerikës: Po promovon propagandën e Kinës

Paloku kërcënon Ramën nga bodrumet ku fshihet nga koronavirusi: Rama mund të trembi pulat e oborrit të tij në Surrel, por ne do ta shpupurisim brenda bunkierit të tij

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In