• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ish presidenti Topi: S’ka beteje opozitë mazhorancë por luftë mes partive që pretendojnë të jenë në opozitë! Dhuna ushtrohet nga ata që s’kanë lidhje me qytetin e Tiranës

07/11/2026
in Aktualitet
        
 

Ish-Presidenti Bamir Topi është shprehur se sot në Shqipëri nuk ka më një betejë mes opozitës dhe mazhorancës, por një luftë të dukshme mes partive që pretendojnë se janë në opozitë.

Komentet Topi i bëri në emisionin ‘Frontline Interview’ me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, ku tha se kjo situatë ka çuar në humbjen e shpresës për rotacion dhe në pushtete shumë të gjata.

“Sot beteja kryesore nuk është më mes opozitës dhe mazhorancës, por ka një luftë të dukshme mes partive që pretendojnë të jenë në opozitë. Kjo e ka sjellë situatën gati gati në një situatë të pashpresë për rotacion, duke sjellë pushtete shumë të gjata, gati të personalizuara”, tha mes të tjerash Topi.

Lidhur me protestat që po zhvillohen prej kohësh në Tiranë, Topi tha se kryeministri Rama duhet të kishte reflektuar.

Dhunën gjatë tubimeve, sipas tij nuk e bëjnë studentët, por njerëz që nuk kanë lidhje me pjesën urbane të qytetit.

“Qysh nga 31 maj, kur nisi protesta e Flamingove, deri në momentin kur këto u kthyen në protesta të dhunshme, ekzistonte rregulli i kartonit të verdhë. Ata po i thonin kryeministrit ‘ça je duke bërë?’. Dhe nuk ishin pak njerëz. Në ditët e netët e qershorit kishte lëvizje pa fund, një lëvizje sui generis. Mendova se kjo do të sillte një reflektim, por nuk solli. Atëherë erdhi momenti që studentët, por këtu duhet të bëjmë një dallim. Nuk janë studentët që bëjnë dhunën. Dhuna implikohet me persona që s’kanë lidhje me pjesën urbane të qytetit. Ata që janë qytetarë dhe hallexhinj në kuptimin e vërtetë të fjalës, ata janë reflektues.

S’mund të përzihet statusi i studentëve me dhunën. Ose është dhunë e limituar ajo e studentëve. Kështu që unë mendoj se ai që duhet të kishte reflektuar, është kryeministri. Më duket se ka një sjellje me 2 fytyra, që kur ka një hall të madh, e shikon gati të ulur në gjunjë, ndërsa sapo kalon vështirësinë, kalon në cinizëm e arrogancë. Kur problemi është aty, sigurisht që do rilindë. Ne s’kemi pse shohim ç’do ndodhë pas, sepse e dinë ata që janë në lojë. Ne bëjmë një studim të asaj që ka ndodhur. Ajo që shfaqet para meje, është një sjellje e dyfishtë e kryeministrit”, shtoi Topi.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved