Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri ka pranuar publikisht afeksionin e saj me Partinë Socialiste.
Nga studio e OPEN në Top Channel, Demiri tha se ka qenë me PD-në, por zgjodhi PS-në, për shkak se, sipas saj, qeveria ka punuar në Tropojë.
Si investime të qeverisë Rama, Demiri përmendi dy ujësjellësa dhe rikonstruksionin e qytetit.
“Kam dalë hapur në mbështetje të PS. Afrimi im me PS ka fakte dhe argumente. Kam patur bindje të djathta, por ndryshova mendje.
Kam fakte, jo shokë në PS. E gjitha ka të bëjë me pikën time të dobët, që është Tropoja. Ka ndryshuar këto 7 vjet.
Ka dy ujësjellësa të ndërtuar, është rikonstruktuar qyteti komplet.”, ka deklaruar Demiri në Top Channel.
E pyetur nga Eni Vasili se nëse vjen në pushtet PD dhe bën investime më të mëdha, kë do mbështesë? Ajola u përgjigj.
“Mendoj se PD ka patur kohën e duhur për të investuar. Unë jam me njerëzit që punojnë. Jam me ata që kanë përkrahur një rreth me bindje të djathta.”, tha Demiri.