• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Ishte marrëveshja më e mirë! Shkelja e rëndë e Kushtetutës nga Berisha “akt patriotik”! Del ditën e Pavarësisë dhe mbron faljen e kufijve në favor të Greqisë

29/11/2024
in Debat
        
 

Pas daljes nga arresti shtëpiak, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për papërgjegjshmëri në menaxhimin e negociatave me Greqinë për kufirin detar.

Berisha doli ditën e Pavarësisë deklaroi se marrëveshja e re që nuk ekziston por është në mendjen e tij perverse për ujërat territoriale është shumë më e pafavorshme për Shqipërinë krahasuar me atë të nënshkruar nga qeveria e Partisë Demokratike, të cilën Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

Ai theksoi se Shqipëria humbi për shkak të qëndrimit të pasigurt dhe të pavendosur të qeverisë aktuale, ndërsa Greqia përfitoi nga e drejta ndërkombëtare për të zgjeruar ujërat e saj në 12 milje. Realisht Shqipëria dhe Greqia nuk kanë asnjë marveshje dhe çështja është dërguar në gjykatën Ndërkombëtare, por shpifsi dhe autori i shitjes së trojeve vazhdon dhe mbron krimet e tij, siç ka bërë për vrasjet e 21 Janarit, atë të djemve të Tropojës, vjedhjet dhe korrupsion e tij familjarë katastrofike dhe dhjetra vepra të tjera kriminale, që sa herë që flet i paraqet si patriotike.

Pjesë nga broçkullat e Berishës:

Mund të them se të gjitha qëndrimet e Edi Ramës janë të papërgjegjshme në raport me fqinjët tanë. Së pari, ai injoroi totalisht traktatin për shkakun e vetëm se ishte firmosur nga qeveria e PD.

Së pari, qeveria e PD arriti të firmosë marrëveshjen e detit me Greqinë dhe unë u them ju se ajo marrëveshje ishte, siç quhet, fitim-fitim, pra fitonte secila palë. Ajo ishte një marrëveshje e ndershme, transparente, të cilën Edi Rama e paditi në gjykatë, dhe pasi e rrëzoi në gjykatë për interesa joshqiptare, u soll në mënyrën më të papërgjegjshme me autoritetet greke.

Pasi negociuan katër vite me radhë, një ditë të bukur dalin e u thonë, tani nuk na lë vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Kush humbi në këtë mes? Humbi Shqipëria. Pse humbi Shqipëria? Sepse mungesa e plotë e seriozitetit të qeverisë së Tiranës, bëri që qeveria greke, e cila kishte qëndruar për dekada në hapësirën 6 milje të ujërave territoriale, në përputhje me traktatin ndërkombëtar, kaloi në 12 milje. Dhe këtu Greqia nuk shkeli asnjë traktat, përkundrazi Greqia shfrytëzoi atë të drejtë ndërkombëtare që i jep traktati i detit.

Ishin këta që negociuan katër vite dhe thanë se ne nuk na lejon vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Sigurisht asnjë qeveri, edhe unë po të isha, do të bëja të njëjtin vendim. Do merrja të njëjtin vendim. Atëherë Greqia shfrytëzoi të drejtën e traktatit dhe kaloi në 12 milje. Kështu që marrëveshja që do firmoset, firmoset në kushte shumë të pafavorshme se marrëveshja e parë. Kjo për shkak të papërgjegjshmërisë së Tiranës.


        
 
Next Post

Shamizezat e Çlirimit

VIDEO/ Donald Trump dhe Elon Musk kërcejnë dhe këndojnë së bashku në "Ditën e Falënderimeve"

Champions, si vendosen sfidat në playoff: Rreziku City për Milan, Bayern për Juventus

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved