Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, në një intervistë për emisionin “Opinion”, ka folur për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri.
Kim shprehet se muajt në vijim do jenë një stinë e ashpër politike, por shton se populli shqiptar dhe qeveria duhet të jenë garantë për zgjedhjet. Po ashtu diplomatja ka sqaruar pse e thërret kryedemokratin ‘Luli Basha’.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: Dhe këshilla juaj për Lulzim Bashën?
Ambasadorja Kim: E njëjta gjë, përsëri, nuk kam detyrë për të dhënë këshilla, por mendoj se është e rëndësishme për të gjithë udhëheqësit politikë që të jenë transparentë dhe të ndershëm me votuesit, të qëndrojnë të angazhuar në proces, të mos largohen dhe të mbajnë premtimet që iu japin njerëzve.
Blendi Fevziu: Pse e quajtët Luli Basha dhe jo Lulzim Basha?
Ambasadorja Kim: E dini, ishte një episod shumë për të qeshur…
Blendi Fevziu: E di, është një detaj, por jam kureshtar.
Ambasadorja Kim: E dini, ai më thotë Yuri. Unë i them Luli dhe kam këtë lloj marrëdhënieje miqësore me shumë njerëz në Shqipëri. Nuk m’u duk ndonjë gjë dhe u habita kur pashë një artikull që e quante shenjë mos respekti. Në fakt, kjo është gjëja më e fundit që mund të ishte.