• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Ishuj të ftohtë, të largët dhe pa gra: Jeta e vështirë e burrave në Faroe kundërshtarit tonë në kualifikueset e Europianit (Foto)

March 26, 2023
in Bota
        
 

Përmes fotografive të Ishujve Faroe, një arkipelag i largët midis Islandës dhe Norvegjisë, fotografja Andrea Gjestvang përshkruan banorët e ishujve dhe stilin e jetesës që aty është po aq i vështirë sa edhe peizazhi i rrahur nga era.

Peshkatarët udhëtojnë nëpër dete të ftohta. Retë rrotullohen mbi male të thepisura dhe fshatrat janë të vendosur buzë shkëmbinjve.

Rrobat dhe çizmet e fshatarëve njollosen me gjakun e bagëtisë së therur dhe të gjallesave të detit. Veglat e përdorura mirë varen nga muret e ndërtesave tradicionale prej druri.

Lidhja mes popullit Faroez dhe rrethinave pranë tyre është pasqyrohet përmes katalogut të ri të fotografes që mban titullin “Kauboji i Atlantikut”.

Portretet që shfaqen krahas pamjeve të peizazhit, përsërisin kushtet e vështira të Faroeve dhe largësinë e vendbanimeve nga malet fqinje.

Fotot e Gjestvang zbulojnë gjithashtu një aspekt tjetër sfidues të jetës në Faroe, që për herë të parë u banuan nga murgjit irlandezë në shekullin e 6-të: Banorët e ishujve janë pothuajse vetëm meshkuj.

Në ishull kryesisht ka vetëm punë të rënda krahu, ndërsa vajzat e reja zgjedhin të studiojnë ose të punojnë në Kopenhagë (ishujt Faroe janë pjesë e Mbretërisë së Danimarkës) ose gjetkë në Evropë.

Shumë nuk kthehen kurrë, mësoi fotografja Gjestvang. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, vetëm 48.2% e popullsisë së vendit vetëqeverisës në vitin 2021 ishte femra, duke e vendosur atë ndër vendet më të pabalancuara sa i përket ndarjen gjinore në Evropë. Kjo barazohet me mbi 107 burra për çdo 100 gra, ose një deficit prej rreth 2,000 femra.

Aadne dhe Jóannes, janë vëllezër binjakë 51-vjeç të fotografuar nga Andrea Gjestvang. Një prej tyre i thotë fotografes: “ I lutem Zotit që të gjej një grua. Por ndoshta ai nuk më dëgjon.”


        
 
Next Post

Ambasadorja Yuri Kim promovon bukuritë e bregdetit shqiptar

Hetimet në Nju Jork, Trump vë në dyshim drejtësinë amerikane

VIDEO/ Probleme në sistemin e frenimit, si ndodhi përmbysja e autobuzit me 7 të plagosur në Tiranë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In