• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja çfarë shkruan Zëri i Amerikës për dorëheqjen e Sandër Lleshaj

December 10, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Në Shqipëri, ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, dha dorëheqjen pas vrasjes në orët e natës, dy ditë më parë të 25 vjeçarit Klodian Rrashaj, nga një punonjës i policisë në ndjekje e sipër.

Njoftimin e bëri të ditur fillimisht kryeministri Edi Rama, përgjatë një mesazhi drejtuar qytetarëve, lidhur me ngjarjen, të cilën ai e cilësoi “një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës për të gjithë shoqërinë”.

Kryeministri bëri të ditur se “menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, ministri i brendshëm më ka informuar dhe vënë në dispozicion dorëheqjen e tij. Dhe jo vetëm për të larë gojën, po duke më shpjeguar pse tërheqja e tij nga posti i lartë, ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë dhe për qeverinë e shumicën tonë qeverisëse.

Jemi takuar sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten e detyrën e tij Sandër Lleshaj. Ai s’ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të efektivit të policisë. As direkt, as indirekt.

Por është vrarë një djalë 25 vjecar dhe është hapur një varr në shpirtin e një familjeje shqiptare, e është krijuar një brengë në shpirtin e një populli të tërë. Tjetër të ndash dhimbjen me fjalë, tjetër ta adresosh brengën me një gjest njerëzor, qytetar, si shqiptar i mirë, duke përcjellë për të gjithë një mesazh ndjese që vlen sa një milionë fjalë”, deklaroi kryeministri.

Menjëherë më pas, përmes një statusi në Facebook, zoti Lleshaj saktësoi se dorëheqja e tij ishte “e parevokueshme”.

“Tani është momenti për të mbyllur një kapitull angazhimi në krye të Ministrisë së Brendshme, me brengë në shpirt për humbjen e padrejtë të jetës së një djali të ri, i qetë për trajtimin e drejtë të ngjarjes dhe krenar për vendosjen e një standardi diametralisht të kundërt me atë të autorëve të 21 janarit 2011.

Nëse në fillim e pranova këtë post për të mos treguar dobësi, sot, në rrethanat e krijuara, dobësi do të ishte ngulmimi për të qëndruar.

Vendimi im vjen si njeri e si prind që ndan modestisht dhimbjen me prindërit e femijët e familjes së Klodian Rashës, por edhe si shprehje mirënjohjeje e respekti për ata që më besuan, mbështetën, inkurajuan e që janë fatmirësisht shumica qytetare e Shqipërisë”, shkruajti zoti Lleshaj.

Tirana u përfshi sërish nga protesta të dhunshme në mbrëmje nga protestues, që shprehin zemërimin e tyre për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një patrullë policie të hënën pas mesnate.

Ata u mblodhën për të dytën mbrëmje para kryeministrisë dhe ministrisë së punëve të brendshme.

Protestuesit goditën me sende të forta policët dhe ministrinë e punëve të brendshme e më pas u shkuan para kryeministrisë.

Kordona policie i mbrojtën dy institucionet dhe përdorën ndaj protestuesve makina me ujë dhe gaz lotsjellës.

Pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit u shpërndanë në grupe më të vogla, duke goditur institucione të tjera pranë shëtitores Dëshmorët e Kombit, duke përfshirë edhe ministrinë e financave.

Forcat e rendit po i ndjekin grupet e protestuesve përgjatë shëtitores, të ndihuar edhe nga dy automjete me ujë presioni.

Në sheshin Skënderbej po ashtu policia po largon protestuesit e mbledhur në afërsi të Bankës së Shqipërisë, ku gjendet edhe selia e Partisë Socialiste.

Grupe më të vogla protestuesish janë zhvendosur në lulishten në krah të presidencës. Aty është hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve./VOA


        
 
Next Post

Pas Metës Rama i përvishet keq Bashës: Ndotësi numër dy i Policisë së Shtetit

Berisha bënë apologji për protestën e 21 Janarit duke e krahasuar me protestën për Klodjanin: Viktimat u vranë nga garda

Kreshnik Spahiu poston video nga protesta: 30 vjet më parë, rrëzuam një bust por jo komunizmin, 30 vjet më pas, rrëzuam një pemë por jo banditizmin

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In