Ministri Arben Ahmetaj tha se shpallja e fatkeqësisë natyrore po diskutohet, por pavarësisht kësaj qeveria në fakt e ka marrë vendimin me masat e marra që shpallja e e fatkeqsisë natyrore nuk ndryshon asgjë në ato vendime që janë marrë.
Kujtojmë se Lulzim Basha kërkoi urgjent nga kryeministri të merrej kjo masë.
“Kjo është pandemi ku ka kapur një numër të madh shtetesh që janë në gjendje lufte me virusin, me armikun kryesor që ka ardhur i paftuar te dera dhe armikun tjetër që është rrjedhoje e pandemisë që është rënia drastike e ekonomisë që është e paevitueshme në të gjithë botën.
Kjo është duke u shikuar në vazhdimësi nëse duhet të shpallet dhe kur gjendja e fatkeqësisë natyror, por pavarësisht kësaj që është një gjendje juridike, ato vendime dhe masa janë marrë të gjitha që nga urdhrat e Ministrisë së Shëndetësisë, ngritja e task forcës, mbyllja e kufijve, mbyllja e kufizuar e bizneseve, me përjashtim të sektorëve jetik, kufizime të tjera që përcakton fatkeqësia natyrore janë marrë tashmë”, tha Ahmetaj.