• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Ja kush janë gjashtë ish-ministrat e paprekshëm, krye hajdutë në pushtetin PD-LSI e PS-LSI

July 18, 2024
in Dosja X
        
 

Një vit më parë, “Pamfleti” i kujtoi SPAK-ut, se përveç ministrave hajdutë të PS, janë dhe ish-ministrat e PD- LSI e PS- LSI, madje të lidhur me rrjetet e krimit të organizuar, konkretisht Genc Ruli, Ritvan Bode, Genc Pollo, Petrit Vasili, Edmond Haxhinasto e Edmond Panariti.

Këta ish-ministra krye hajdutë, bëjnë jetë luksi në Tiranë, fshatra turistikë, në bregdet e jashtë Shqipërisë; si dhe kanë biznese e linja pastrimi të miliardave të vjedhura në biznese ndërtimi, turizmi, agjenci bankare, transporti, arsimore, ushqimore e mjekësore.

Gjersa SPAK është krijuar për goditjen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, ka detyrim t’i marrë nën hetim, mbështetur në prova për korrupsion, vjedhje e fshehje të pasurive dhe pastrim parash.

Genc Ruli/ Në pushtetin e PD-ës më 2005-2013, gjatë 4 viteve Ministër Ekonomie, Tregtie e Turizmi, firmosi 215 koncesione HEC-esh private në lumenj e parqe natyrore; zhduku 900 milionë Euro të ardhura nga KESH dhe 1.8 miliardë Euro të ardhura shtetërore nga nafta, gazi, kromi, bakri dhe taksat e bizneseve turistike.

Falsifikoi dosjen e kompleksit “Partizani” e ia dha dhëndrit të Sali Berishës; por me dokumente false, i dhuroi truallin e ish-ekspozitës trafikantit Ervin Mata dhe burrit të Albana Vokshit.

Gjatë 4 viteve Ministër Bujqësie, Genc Ruli ka dosjen e 87 milionë Euro tenderë fiktivë si kur ka bërë investime për diga lumore dhe shkaktoi përmbytjet në veri; ndërsa në emër të fermerëve bëri letra false në AZHBR dhe ministri, sikur u dha 110 milionë Euro grande.

Ritvan Bode/ Gjatë 8 viteve Ministër Financash, realizoi masakër në buxhetin e shtetit, me vlerë korrupsioni e vjedhje 10 miliardë Euro sipas KLSH e auditeve të ministrisë në vitet 2014-2016.

Shiti i 4 HEC-e në vlerë 10% të çmimit real; shiti ARMO-n me vlerë sa 1 vit prodhim; zhduki 30 milionë USD të shit-blerjes së hotel “Dajti”-t; dhuroi koncesionet e Lotarisë Kombëtare e Pullave Fiskale me humbje për shtetin 142 milionë Euro në vit.

Fshiu 4 miliardë Euro taksa doganore e tatimore, renta minerare e detyrime normë fitimi për shtetin, të kompanive “Bankers”, “Petrolifera”, “ACR-Kromi”, “Beralb Bakri”, “Kurum” etj., dhe u zhvati 40 milionë Euro tregtarëve shqiptarë me Kasat Fiskale, që i kishte biznes të tij.

Genc Pollo/ Gjatë viteve 2005-2008 Ministër i Arsimit, iu zbuluan 113 milionë Euro korrupsion me tenderët e librave, shkollave dhe mobilimin e tyre; ndërsa dhe gjatë viteve 2010-2013 si ministër i Telekomunikacionit, iu konstatua vjedhje 40 milionë Euro me tenderin e fibrave optikë.

Edmond Haxhinasto/ Në dy poste ministrore, ishte “fabrikë” miliardash për çiftin Meta-Kryemadhi, duke marrë pjesën 30% nga tenderët e HEC-ve, shit-blerja e energjisë, rrugët, ujësjellësit, patentat, Albcontroli, Albpetroli, Rinasi, Hekurudha, kromi, licencat e transporteve.

Vetëm prej vjedhjeve të Edmond Haxhinastos nëpërmjet ish-drejtorit Dashamir Xhika; në rrugën Tiranë-Elbasan u shtuan 100 milionë Euro, dhe po paguhet gjoba e arbitrazhit 45 milionë USD.

Edmond Panariti/ Gjatë periudhës 3 korrik 2012 deri në 9 shtator 2013 kur ishte Ministër i Jashtëm në pushtetin PD-LSI; përveç 12 milionë Euro korrupsion e vjedhje; punësoi 83 persona me precedentë penal në ambasada e konsullata; ndërsa 415 persona me precedentë penalë, madje dhe në kërkim ndërkombëtar, i pajisi me pasaporta diplomatike e pasaporta shërbimi.

Gjatë 4 viteve Ministër-Bujqësie në pushtetin PS-LSI, përveçse dhuroi 2800 ha toka bujqësore, mes tyre 120 hektarë Klement Balilit; KLSH i ka zbuluar 160 milionë Euro korrupsion, mes tyre 50 milionë Euro fonde të AZHBR për fermerët.

Petrit Vasili/ Gjatë viteve 2009-2012 si Ministër Shëndetësie, për veç korrupsionit 160 milionë Euro fonde investimesh në spitale, u konstatua se vodhi 33 milionë Euro me tenderë fiktivë ilaçesh me firmën e tij “Mega Pharma”.

Sajoi 4 epidemi gripi, duke zhvatur 16 milionë Euro me tenderë fals, për gjoja blerje vaksinash përsëri me kompaninë e tij; ndërsa kur ishte ministër drejtësie zhduku dosjen e vjedhjes 2.2 miliardë lekë fonde për byzylykët e shërbimit të provës./Pamfleti


        
 
Next Post

Edhe Zen Berisha përfitues nga fondet e IPARD

Ja pasurit e "trimi" të Saliut, spiunit të sigurimit të shtetit Tritan Shehu që desh e "rrahu "Dumanin sot kapiitalist me hotel e 7 shtëpi

"Zagarët" e bandës së mikrokredive! Pse Emin Barçi, Spiro Brumbulli, Deniz Deralla e Shalsi përdhosin viktimat e mashtrimit si Pal Trashaj? Disa fije të tjera të kartelit, emra dhe makthi i hetimeve të SPAK

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In