• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 26, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja pse proteston Luli me lularë: Nuk po luftoj për t’i marrë karrigen, por vetëm unë kam vizionin për të ndryshuar Shqipërinë përgjithmonë

May 13, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

i Lulzim Basha ka dalë në një bashkëbisedim me gazetarët ashtu siç bëri më herët gjatë kësaj të diele edhe kryeministri Edi Rama. Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli për atë që e quajti natë dramatike, duke iu referuar protestës së katërt të opozitës që u shoqërua me akte të pazakonta dhune. “Nata e mbrëmshme ishte një natë dramatike, kulmim i një krize nga më të thellat dhe që prek aspektet më të ndjeshme në jetën e qytetarëve shqiptarë.

Nga aspekti ekonomik, te pasiguria për të nesërmen, që burojnë nga asgjësimi i sigurisë juridike, barazia përpara ligjeve, apo pandëshkueshmëria e autoriteteve që duhet të veprojnë për sundimin e rendit dhe të ligjit. Pasiguri jo vetëm për qytetarët që dalin rrugëve, apo duan të konsumojnë një kafe në barin e lagjes, por edhe pasiguri për vendin e punës. Gjithçka e përmbledhur në një krizë ku pasiguria është ulur këmbëkryq në të gjitha fushat”, tha Basha.

Sipas kreut të demokratëve, dje qytetarët shqiptarë u “bombarduan” nga gazi lotsjellës i sunduesve prej 6 vitesh të këtij vendi.

“Gjithçka ka humbur për një arsye të thjeshtë, sepse prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset por sundohet nga disa persona që janë atje tërësisht jashtë vullnetit të popullit. Fati i tyre nuk është në dorën e ligjit. Kjo ndjenjë mori forma dramatike mbrëmjen e kaluar, ku protestues të ardhur nga i gjithë vendi për t’i kthyer Shqipërisë normalitetin dhe për t’u bërë një shoqëri e ngjashme me ato europiane, u përballën me përgjigjen e një junte kriminale ndaj protestuesve dhe gjithë qytetarëve dhe banorëve të qendrës së Tiranës, që dje morën në shtëpitë e tyre doza të shumta të gazit helmues dhe gazit lotsjellës, që u përdorën kundër qytetarëve që kishin dalë në të drejtën e tyre për të protestuar kundër një qeverie të dalë nga vota e deformuar e qytetarëve”, deklaroi më tej Basha.

Basha theksoi sërish se beteja e PD-së nuk është për pushtet, por për t’i rikthyer normalitetin vendit.

“Urdhëruesi i vërtetë i kësaj maskarade ka dalë para shqiptarëve, ndërsa urdhëruesi i vërtetë i gazit helmues u pa qartë sesa larg realitetit është, teksa pa gjithçka nga vila e tij shumë milionëshe. Ky urdhërues, herë bën gaztorin, e herë arrogantin, cinikun. Është e qartë që kështu nuk mund të vazhdohet më. Beteja jonë nuk është një betejë për pushtet, as personale mes meje dhe Edi Ramës. Unë atë e kam mundur, por atë e ka mundur edhe lodhja, pushteti dhe zullimi, e ka mundur varfëria e popullit, por edhe hajnia e arroganca. Sot, Partia Demokratike është nisur për t’i rikthyer normalitetin këtij vendi, në mënyrë që çdo shqiptar të jetojë në vendin e vet”, tha Lulzim Basha.

Basha paralajmëroi Ramën përpara protestës tjetër të programuar për pasditen e së hënës, në të njëjtën orë 18:30. “Në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër, në 18:30, dua t’i bëj një paralajmërim të qartë kreun e klikës në pushtet: Mos i kalo caqet, mos u fshih pas blindave të Gardës. Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit”, tha Basha.


        
 
Next Post

Mos na detyroni të qajmë për qaramanët!

Arvanitika, gjuhë mbizotëruese në Athinë deri në shekullin XX!

Rrugëtimi i një patriarku të kinematografisë shqiptare

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In