• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja si do fundoset në shtator Ilir Meta: Tetë institucione dorëzojnë qindra faqe me informacione!

August 16, 2019
in Aktualitet, Dosja X
        
 

Mazhoranca ka kopsitur dosjen për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Edhe pse jemi në sezonin e pushimeve, puna e komisionit hetimor të ngritur për këtë çështje, nuk është ndalur. Ndonëse ngritja e Kushtetuese do të dojë pak kohë, mazhoranca po punon fort që shkarkimi i Metës nga Parlamenti të mbyllet brenda shtatorit. Sipas burimeve të gazetës, komisioni hetimor përveç shqyrtimit të shkeljeve të presidentit, u ka dërguar shkresë edhe 8 institucioneve më të rëndësishme në vend për tu kërkuar më tepër informacione. Më konkretisht, komisioni hetimor i ka dërguar shkresë Prokurorisë së Përgjithshme, Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme në lidhje me krimet zgjedhore.

Komisioni ka kërkuar informacione nga këto 3 institucione për të ditur se si ndikoi shtyrja e datës së zgjedhjeve nga ana e presidentit dhe se sa ka ndikuar kjo në nxitjen e dhunës. Një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në lidhje me aktet që 4 anëtarët morën për të refuzuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Por mazhoranca ka kërkuar informacion edhe nga Presidenca, ku kërkoi sqarime pse e mori këtë akt për të shtyrë 30 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Pak ditë më parë, institucioni i Presidencës kthehu përgjigje, ku theksoi se vendimi për shtyrjen e datës së zgjedhjeve erdhi për tu dhënë më shumë kohë palëve politike që të ulen në tryezën e dialogut për të zgjidhur krizën politike.

Por një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Kolegji Zgjedhor, i cili ishte institucioni që e nuk i dha fuqi ligjore dekretit të presidentit për shtyrjen e datës së zgjedhjeve. Kolegji ishte ai që la në fuqi 30 qershorin, ku si fakt për këtë ishte edhe kërkesa e Idajet Beqirit për të çregjistruar partinë e tij si subjekt zgjedhor. Por kjo kërkesë u rrëzua nga Kolegji. Informacione i është kërkuar edhe Qendrës së Botimeve Zyrtare, për të marrë më shumë informacione se përse dekreti i presidentit për shtyrjen e 30 qershorit u botua në Fletoren Zyrtare. Një tjetër institucioni që i është kërkuar informacion është edhe Autoriteti i Mediave. Komisionit Hetimor i është kthyer përgjigje nga të 8 institucionet, të cilat janë grumbulluar nga protokolli i Parlamentit.

Strategjia e Komisionit të Venecias: Për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, komisioni hetimor iu drejtua me 8 pyetje Komisionit të Venecias për të marrë një opinion në lidhje me këtë nismë për shkak se është një procedurë parlamentare që ndodh për herë të parë në Shqipëri. Ekspertët e huaj do të vijnë në Tiranë në datën 9 shtator dhe do të qëndrojnë në vendin tonë për një vizitë dy ditore. Gjatë vizitës delegacioni i Komisionit të Venecias do të organizojë takime me Presidentin e Republikës Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, përfaqësues nga qeveria, KQZ, Komisioni i Posaçëm Hetimor, përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Seanca e radhës plenare e Komisionit të Venecias është në datën 8 tetor, por duke qenë se nga autoritetet shqiptare i është kërkuar që të sjellë sa më shpejt që të jetë e mundur opinionin nisur nga ndjeshmëria e çështjes në vendin tonë. Duke e marrë në konsideratë këtë kërkesë, delegacioni i Komisionit të Venecias do të dalë me një raport paraprak që në muajin shtator. Më pas, opinioni i dalë nga Komisioni i Venecias do të jetë në dorën e Kuvendit dhe do të shfrytëzohet nga mazhoranca pa humbur kohë. Kështu, nëse opinioni i ndërmjetëm i dhënë nga Venecia do t’i japë të drejtë mazhorancës, duke bërë “fajtor” presidentin Ilir Meta, ajo do të vijojë pa humbur kohë me procedurat e shkarkimit të kreut të shtetit. Sipas të gjitha të dhënave pritet që presidenti Meta të shkarkohet në shtator. Dhe fill pas vendimit të Parlamentit çështja do t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, e cila pasi të jetë funksionale dhe do të thotë fjalën e fundit. /Elisjeda Kiko


        
 
Next Post

Aktivistja e njohur e PD-së: Valdrinin mos ja hidhni Ramës në prehër, atë e rritëm ne

Klosi takon familjen spanjolle që u sulmua nga pronari i lokalit: Një njeri nuk përfaqëson Shqipërinë

Valdrini hoqi dorë nga mandati, Rama: Fshehja e ngjarjes është e patolerueshme, nga sot nis verifikimi për të gjithë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In