Kryeministri Edi Rama ka treguar historine prekëse kur një njeri i zemrës ndodhej i shtruar në spital në Amerikë në gjendje kome.
Rama tha se kur ka hyrë në spital dhe ka parë njeriun e dashur (Gregun) në atë gjendje është bindur se gjithçka është në dorën e zotit.
“Jeta më ka çuar dikur pa dëshirën time pranë një njeriu të zemrës në një spital amerikan në dhe kur kam hyrë një spital dhe kam parë çfarë ndodhte kam menduar se kjo këtu është dora e Zotit.
Përpara syve të mi kam parë atë qënie për të cilën do të jepja jetën time të kthehej nga koma dhe sot në atë vend ku gjendjet ai spital numërohen deri tani 6 mijë të vdekur në vetëm 2 fishin e popullsisë së Shqipërisë nga Koronavirusi”, u shpreh Rama.