“Joker”, është një film thrillër psikologjik amerikan, i cili u shfaq për herë të parë në 31 gusht 2019, në Festivalin e 76-t Ndërkomëtar të filmit në Venecia, ku fitoi dhe cmimin Luani i Artë .Fill pas publikimit të tij në kinema më 4 tetor 2019 për publikun e gjerë, ka marrë një sërë cmimesh të njëpasnjëshme.
Filmi ka thyer një tjetër rekord, kaloi shumën prej 1 miliard dollarësh në tregun global të shitjes së biletave këtë fundjavë, duke u bërë filmi i parë me vlerësimin R që arrin një gjë të tillë. Vlerësimi R në Shtetet e Bashkuara kërkon që çdo person nën moshën 17 vjeç ta shikojë filmin në kinema i shoqëruar nga një i rritur.
“Jokeri”, filmi më fitimprurës për 2019, ka arritur më shumë se 950 milionë dollarë fitime në arkën mbarë botërore. Ndërkohë që pritet të nominohet për cmimimet Oskar.