Lëvizjet e fundit të SPAK dëshmojnë edhe fundit e ish-kryeministrit, Sali Berisha. Kështu shprehet në “Quo Vadis”, juristi Romeo Kara, i cili theksoi se ish-lideri i PD përdor partinë për interesat e tij, por nuk do të mundet ta shmangë përballjen me drejtësinë.
“Unë mendoj se halli që ka Berisha, që ai nuk e ka fare me Shqipërinë dhe po i bie Shqipërisë. Nuk e ka fare me PS, se nga viti 2013 që ka ardhur në pushtet PS e ka shtuar pasurinë, sikur ka qenë në pushtet”, tha ai duke nënvizuar se qëllimi i ish liderit të PD është të ketë gjithmonë pushtet, përtej sfidave me SHBA.
“Ai e di fundin e tij dhe është një person që nuk do ta pranojë fundit e tij. Nuk ka një lloj burrërie që ta pranojë, unë e bëra këtë gabim, më mori përpara kjo lakmia ime”, shtoi ai duke shtuar se Berisha po përdor partinë për interesat e tij.
Sipas tij, Berisha akuzon SPAK, por kur ky institucion i drejtësisë u vlerësua nga vetë ai kur “goditi majtas”.
“Kjo i ka ngelur Berishës, mendon se shqiptarët do vriten për kullat e Jamarbërit dhe qejfet e Shkëlzenit. Këtu do jemi e do të shohim”, tha ai.