• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Juventus dhe Inter 1-1 në Derbin e Italisë, zikaltërit në krye të Serie A! Roma fiton 3-1 në shtëpi, Sassuolo mund 3-4 Empolin

November 27, 2023
in Sport
        
 

Serie A e futbollit zhvilloi pesë duele këtë të dielë, teksa gjithë vëmendja ishte në mbrëmje ku në Torino u luajt Derbi i Italisë, me Juventusin dhe Interin që barazuan 1-1. Sërish zikaltërit qëndrojnë në krye të klasifikimit me dy pikë më shumë se “Zonja”. E dielë sportive në Serie A nisi në 12:30, ku në Sardegna Cagliari dhe Monza ndanë pikët duke barazuar 1-1. Në 15:00 Empoli humbi 3-4 në shtëpi nga Sassuolo, ndërsa Frosinone mundi 2-1 Genoan. Në 18:00 në “Olimpico” Roma mundi 3-1 Udinesen.

Në Sardegna, Cagliari barazoi 1-1 me Monzën. Ishin vendasit e Ranierit që shënuan me Dossena në minutën e 10-të, ndërsa miqtë nga Brianteo barazuan me Maric në minutën e 61.

Në “Carlo Castellani” Empoli u mund 3-4 nga Sassuolo, në një ndeshje që në fundin e saj ishte një thriller i vërtetë. Për vendasit nga minuta e parë në fushë ishin Berisha dhe Ismajli, teksa Shpendi qëndroi në stol. Te Sassuolo Bajrami mori 11 minuta në fundin e lojës, çka rezultaun edhe deçizive. Caputo, Fazzini dhe Kovalenko shënuan te Empoli, me miqtë që u përgjigjën me Pinamontin, Henrique dhe dopietën ne Berardin, teksa kapiteni i dha tri pikë të tijve në minutën e 90+2.

Në “Benito Stripe”, Frosinone bëri detyrën në shtëpi duke mundur 2-1 Genoan. Soule dhe Monterisi gjetën rrjetën te vendasit, ndërsa Malinovski shënoi për miqtë. Marvin Çuni u la në stol për Frosinonen, kurse Arijon Ibrahimovic mori minuta në pjesën e dytë.

Roma ia doli të merrte tri pikë në shtëpi duke mundur 3-1 skuadrën e Udineses në “Olimpico”. Për javën e 13-të në Serinë A, miqtë bënë “me zemër” djemtë e Mourinhos me barazimin e përkohshëm. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 20-të nga Mancini, me mbrojtësin që shënoi me kokë pas asistit të Dybala. Pjesa e parë do mbyllej 1-0, ndërsa Thauvin në të 57 minutë vendosi ekuilibrat.

Roma “u zgjua” dhjetë minutat e fundit dhe gjeti epërsinë me Dybala në minutën e 81, pas pasimit finale të Lukakut. Në fund kishte vend edhe për El Shaarawy që “vulosi” ndeshjen për 3-1 në minutën e 90-të. Me 21 pikë pas javës së 13-të, Roma mban vendin e pestë. Udine ndodhet në pozitën e 16-të me 11 pikë.

Juventusi dhe Interi barazuan 1-1 në Derbin e Italisë të zhvilluar në Torino. Pas javës së 13-të në Serinë A, janë sërish zikaltërit e Simone Inzaghit që mbajnë vendin e parë në klasifikim. Përballja më e fortë e ditës në futbollin italian nuk zhgënjeu pritshmëritë, kjo për lojën dhe rastet e krijuara në fushë. Të parët në avantazh kaluan vendasit e Allegrit me golin e Dusan Vlahovic në minutën e 27-të. Ekuilibri mbërriti vetëm pas gjashtë minutash lojë nga Lautaro Martinez. Kapiteni i Interit shënoi në një aksion të shpejtë me pesë pasime, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët. Edhe pse pjesa e dytë ishte e luftuar, të dyja ekipet u ndanë në paqe. Shtatë minuta lojë edhe për Kristjan Asllanin te Interi, me lojtarin e Kombëtares që zuri vendin e Calhanoglu. Pas javës së 13-të, Serinë A e kryeson Interi me 32 pikë, dy më shumë se Juventusi.

Serie A, java 13-të – e dielë:

12:30 Cagliari 1-1 Monza (Dossena 10′ / Maric 61′)

15:00 Empoli 3-4 Sassuolo (Caputo 4′, Fazzini 25′, Kovalenko 86′ / Pinamonti 9′, Henrique 20′, Berardi 66′ (p), 90+2′)

15:00 Frosinone 2-1 Genoa (Soule 34′, Monterisi 90+4′ / Malinovsky 38′)

18:00 Roma 3-1 Udinese (Mancini 20′, Dybala 81′, El Shaarawy 90′ / Thauvin 67′ )

20:45 Juventus 1-1 Inter (Vlahovic 27′ / Lautaro 33′)


        
 
Next Post

UEFA e detyroi që të luajë në “Air Albania”, reagon Ballkani: Le të dëgjojë gjitha bota mbarë, kështu rri bashkë, gjithë populli shqiptar

Tragjedi në Greqi! Fundoset anija pranë ishullit Lesbos: Zhduken pa gjurmë 13 anëtarë të ekuipazhit

Mançester Siti rrezikon rënien nga kategoria, Guardiola: Jemi të pafajshëm, ka më shumë shanse që të qëndroj nëse biem

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In