Postimi i gazetarit, Artan Hoxha ku shpreh mallin për një ndeshje futbolli dhe poston foton nga Air Albania Stadium ka ngjallur interesin e ekspertit të ekonomisë, Petrit Ago.
“Dakort Tani, por mori 75 miljon euro , sensi investimeve tek ne le per te deshiruar, ku jane buxhetet per bujqesine, blektorine, agroindustrine, punon 50% e popullsise dhe ushqehet nje popull i tere”, shprehet eksperti i ekonomisë Petrit Ago, duke ngritur shqetësimin për tenderin.
Hoxha ia kthen: “Investitori, Albstar, ne fakt ka kohe qe eshte bere pishman pse i hyri kesaj pune, qysh para covid19, jo me tani qe i ka mbetur objekti thjesht ne ruajtje dhe nuk mund te beje asgje. Megjithate, edhe pasi u ndertua kush e mendonte qe do vinte kjo kohe ku mbi ate stadium do fluturonin vetem pellumbat….”
Postimi i Hoxhës
Na dogji malli per nje ndeshje futbolli!!!
Kam gjithe jeten, qe shoh futboll, ne diell, ne shi dhe ne bore.
Sa u ndertua nje stadium i mbuluar, ra coronavirusi dhe na la me pamje arkive.
Kisha fiks, dy muaj, pa dale ne Bulevardin “Deshmoret e Kombit” dhe kembet me cuan drejt stadiumit kombetar.
Sot pasdite, ne “Air Albania”.
Sa do ta deshiroja nje ndeshje te kombetares, apo nje derbi te kryeqytetit…
Ne shkallet e ketij stadiumi legjende, nuk e mbaj mend, sa here kam qeshur dhe kam qare.
Sa here kam derdhur lot gezimi dhe lot hidherimi.
Me ka marre malli per ta kenduar dhe nje here, bashke me mijera bashkekombas te mi, himnin kombetar.
Sa do ta doja nje brohoritje me gjithe shpirt,
SHQIPERI, SHQIPERI….!