Papa Françesku në fjalimin e tij të së dielës në Sheshin e Shën Pjetrit foli edhe për shndërrimin e muzeut ‘Shën Sophia’, që dikur ka qenë kishë, në një xhami.
Në një fjalim të shkurtër me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Detit, Papa Françesku theksoi: “Deti shkon përtej mendimeve të mia, shkon në Kostandinopojë dhe te Shën Sofia. Kam një dhimbje të madhe”.
Ndërhyrja e Papës u zhvillua përkundër faktit se pothuajse të gjithë vëzhguesit parashikuan se nuk do të fliste për këtë për të mos krijuar probleme për komunitetin e vogël katolik që jeton në Turqi.