• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Kancelari austriak zbardh detajet për takimin me Putin: Bisedë dhe pritje jo miqësore, ja çfarë ndodhi

11/04/2022
in Bota
        
 

Kancelari austriak, Karl Nehammer, në një vizitë në Moskë ka takuar presidentin rus Vladimir Putin ku ka folur për luftën në Ukrainë.

Udhëheqës i një shteti neutral ushtarak, nuk arriti të bindë presidentin Putin, që të ndalojë konfliktin apo sulmet ndaj vendit fqinj.

Nehammer është lideri i parë i një vendi të Bashkimit Europian që shkel tokën ruse pas nisjes së pushtimit në Ukrainë dhe i pari që takon ballë për ballë atë që dha urdhrin për të sulmuar.

75 minutat takim me Putin në Moskë, Nehammer i konsideroi jo miqësore, pas asaj që dëshmoi gjatë qëndrimit në Ukrainë, ku pa me sytë e tij masakrën në Bucha. E tillë ishte dhe pritja e Putinit, e ftohtë, pa shtrëngim duarsh, ndërsa biseda u konsiderua e drejtpërdrejtë, e hapur dhe e ashpër.

Mesazhi më i rëndësishëm i përçuar nga kancelari austriak për presidentin rus ishte se “në një luftë ka vetëm humbës dhe asnjë fitues”.

“Adresova krimet e rënda të luftës në Bucha dhe vende të tjera dhe theksova që të gjithë përgjegjësit duhet të çohen para drejtësisë. Unë gjithashtu i thashë Presidentit Putin se sanksionet kundër Rusisë do të mbeten në fuqi dhe do të vazhdojnë të forcohen për sa kohë që njerëzit po vdesin në Ukrainë”, u shpreh kancelari.

Negociatat me presidentin Putin për t’i dhënë fund luftës i konsideroi një detyrë, me synimin që të paktën të arrinte një armëpushim për të lejuar dërgimin e ndihmave humanitare apo largimin e civilëve nga zonat e rrezikut.

“BE është më e bashkuar se kurrë për këtë çështje. Ia bëra të qartë edhe presidentit rus se ka nevojë urgjente për korridore humanitare për të dërguar ujë të pijshëm dhe ushqime në qytetet e rrethuara dhe për të nxjerrë jashtë gra, fëmijë dhe të plagosur”, shtoi kancelari.

Pas ballafaqimit me Putin në rezidencën e tij në Moskë, lideri i Austrisë do të kthehet për të informuar vendet europiane për bisedën e tij dhe diskutuar hapat e mëtejshëm.


        
 
Next Post

Rama i bën ftesë publike Scholz të vizitojë Shqipërinë

Çfarë pritet të ndodh në qershor? Kryeministri Rama paralajmëron ndarjen nga Maqedonia e Veriut: S’mund të mbyllemi në shtëpi prej problemeve mes dy fqinjëve!

Konferenca në Berlin, Rama i bën thirrjen e fortë Europës për Kosovën

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved