• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Karnavalja Kryemadhi dhe zonja Cavalera e ONM që po shporr banditët e Ilirit në drejtësi

December 24, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

“Bolla e zezë” e politikës, qeverive, presidencës, drejtësisë, trafiqeve, krimit e korrupsionit në këto 30 vite tranzicion, Monika Kryemadhi, ka sulmuar në media, Drejtoren e ONM (Veting) për Ballkanin Perëndimor, zonjën Genoveva Calavera, duke thënë se ajo paguhet 26 mijë Euro dhe vjen vetëm 1 herë në 3 muaj në Shqipëri.

Gjersa karnavalja Monika Kryemadhi, i përgjon zonjës Calvera, grafikun e qëndrimit në Shqipëri; patjetër që e ka ngatërruar me pleqtë dhe PUB-istët e mbetur në LSI.

Sepse ata, ngaqë i ushqen e paguan me milionat që u ka vjedhur shqiptarëve, me emërimet në drejtësi e administratë e ato nga trafiku i kokainës; detyrohen t’i paraqiten çdo mëngjes, drekë e darkë tek hyrja e pallatit 10 kate, tek 2 suitat në Kodra e Diellit, tek shkallët e vilës Dublex në Bllok apo në vilën perandaroke të Lalzit.

Sulmi ndaj shefes së ONM, nuk është lajthitje e Monikës, por hungërimë dhe përpëlitje e saj, kundër reformës në drejtësi, për dy motive që i kanë futur tmerrin familjes mafioze presidenciale:

Nëpërmjet procesit të “Veting”-ut, shefja dhe stafi i ONM, me sytë e veshët hapur mbi punën e komisioneve KPK e KPA, po i shporr Monikës e Ilirit, prokurorët dhe gjyqtarët e 30 viteve, të përdorur për të mos ndëshkuar krimet dhe kriminelët e tyre.

Sulmi ndaj Calaverës, është shfryrje mjerane ndaj faktit, se Monikës e Ilirit, i janë bllokuar të gjitha skemat penguese e kërcënuese ndaj SHBA-BE, për të kapur mbi 50% të vendeve në Gjykatën e Lartë e Kushtetuese.

Kjo krizë psikologjike me shkak frikën nga prangat dhe sekuestroja, që ka kapur çiftin presidencial, i ka nxitur deri në sulme të tilla si ai për pagën dhe agjendën e punëve të Drejtores së ONM në Ballkan.

Deklarata e karnavales Kryemadhi, kundër zonjës Calavera, është tregues rëndese psikike e të dyve, si çift presidencial që kanë “1 mal me dosje penale” në 30 vitet e sundimit të tyre.

Ky tërbim të zhyturish në krime, është shtuar së tepërmi e ndaj çdo zyrtari dhe institucioni ndërkombëtar, që po merret me reformën në drejtësi, për shkak se jashtë ndikimit e presionit të Ilir Metës, ata krijuan BKH dhe po ngrenë dy gjykatat sipërore, të cilat nuk janë më në dorë të klanit Berisha-Meta.

Pyetja logjike është kjo:

Përballë këtij dështimi e kapitullimi; çfarë qëndrimi ndryshe, mund të pritet nga Saliu, Monika e Iliri; kur e kanë kuptuar përfundimisht, se do çohen para ligjit; madje këtë e dinë më qartë, se ekuivalentët e tyre shefa politike e pushtetesh në Kroaci, Maqedoni etj.

Ndaj sulmon Monika dhe do vazhdojë ta bëjë këtë gjë edhe më psiko-egërsisht; sa herë jep kushtrimin Sali Berisha dhe sa herë e vërsul Ilir Meta, kur i duhet të bëjë presion ndaj SHBA-BE e ONM (Veting), me ëndrrën për të futur në strukturën e lartë të drejtësisë, “monstra” të llojit Llalla, Beçaj, Fullani etj./Pamfleti


        
 
Next Post

Mbyllet sesioni parlamentar, miratohet kreu i ri i ILDKP, shpërblim për familjet e të vrarëve nga policët, ja diskutimet në seancë

Turqia rindërton banesat e shembura në Laç, Erdogan: Shenjë e miqësisë mes dy kombeve, jemi krah vëllezërve shqiptarë

Arben Kraja shkund politikën: 2021 do jetë vit i vështirë për të korruptuarit, ka marrë fund koha e të paprekshmëve, shumë zyrtarë të lidhur me grupet kriminale

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In