KAS pranon kërkesën e LSI për rinumërim votash në 30 qendra votimi në Durrës. Numërimi do të bëhet nesër në orën 9.
“Me lejen tuaj po relatoj. Sapo u shprehët për një kërkesë të ngjashme. Ne kemi bërë kërkesë duke vënë në lëvizje, kërkojmë vendimin për miratimin e tabelës përmbledhëse. Kërkojmë si në qarkun e Beratit, rinumërimin dhe rivlerësimin e votave për të gjitha ZAZ-të.
E keni këtë kërkesë. Ka 8 fletë kërkesa. Në brendësi keni argumenta për vendimmarrje objektive. Struktura e kësaj kërkese është e njëjtë me qarkun e Beratit. Në bazë të gjetjeve të LSI-së nëpër VNV e kamerave në 300 QV. Numëruesit me qëllim apo jo vinin dorën tek subjekti dhe shpesh herë nuk e mbanin fletën e votimit ashtu siç parashikohet në manualin përkatës.
Nga kjo tabelë më konkretisht PS ka 204 vota më tepër, ndërsa LSI 136 vota dizavantazh. Është element shtesë që e përdorim për besueshmërinë e kërkesës tonë ankimore”, tha Altin Kaziaj, përfaqësuesi i LSI.