Komisioni Evropian prezantoi sot planin ekonomik për Ballkanin Perëndimor për nxitjen e investimeve dhe rimëkëmbjen ekonomike, ku u ofrua një buxhet prej 9 miliardë euro investime.
Këto para do të shkojnë për përmirësimin e transportit, energjisë, transmetim digjital dhe për krijimin e vendeve të reja të punës.
Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu e ka cilësuar këtë paketë investimesh si më seriozet të prezantuara nga KE, duke theksuar se investimet përveç 9 mld euro që ofron KE mund t’i shtohen dhe 20 mln Euro të tjera si kreditim nga institucionet financiare të BE-së në formë kredi e të butë.
“Kjo paketë e lançuar sot, që ngrihet dhe bazohet në 10 piketa për investime në rajon, që kanë të bëjmë me projekte të infrastrukturës rajonale, që kanë të bëjmë me projekte të inovacionit apo digjitale apo që kanë të bëjmë me mjedisin dhe energjinë, nuk do të mbetet kaq.
Pra është 9 mld euro vjen nga paketa e investimeve të IPA që KE ka përgatitur për vendet tona nga ana tjetër duke krijuar një fond garancie për Ballkanin Perëndimor një pjesë e kësaj pakete do të përdoret për të krijuar mundësinë që institucione financiare të ofrojnë kredi të buta dhe të përballueshme deri në 20 mld euro.
Nisemi nga një nivel investimesh prej 9 mld që jep KE për të arritur në plus 20 që mund të ofrohen mbështetje si kredi nga institucionet evropian financiare”, u shpreh Bregu.
Ish-ministrja e Integrimit të Shqipërisë theksoi më tej gjatë një interviste për Euronews Albania, tha se, këto investime do të sjellin një rritje ekonomike prej 6.5% për vendet e rajonit që do të kontribuojë në përafrimin e nivelit ekonomik mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Znj. Bregu u shpreh më tej se, rajoni është i lidhur shumë keq me njëri-tjetrin ndaj dhe synohet lidhja e kryeqyteteve me njëri-tjetrin duke sjellë investime të rëndësishme në infrastrukturë dhe gjithashtu po punohet për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal.