Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të tjera nga spitalet në vend, duke e krahasua me gjendjen në të cilën e gjetën sistemin shëndetësor kur erdhën në pushtet.
Gazetari i kryeministrit ka vizituar disa ambiente të Spitalit të Kirurgjisë “Frederik Shiroka” në QSUT. Ndërsa në fund të videos të publikuar nga Rama, janë shfaqur edhe pamjet që sipas tij tregojnë gjendjen e mjeruar të këtij spitali 7 vite më parë.
“Kush nuk do që ta shikojë se çfarë transformimi epokal po ndodh me shëndetësinë falë qeverisjes sonë dhe ose kur flet mbrapsht vazhdon mban mend spitalet e tmerrshme të së shkuarës, ose pa shkuar shyqyr Zotit vetë në spital vazhdon ushqehet me thashethemet denigruese për bluzat e bardha, nuk e ndryshon dot sidoqoftë faktin kokëfortë se sot, Shqipëria ka hyrë në rrugën e një rilindjeje pa kthim, që vazhdon çdo ditë në sektorin e shëndetësisë”, shkruan Rama.