Këngëtarja turke Kansu ka humbur 16 familjarë të saj nga tërmeti tragjik që goditi turqinë dhe Sirië më 6 shkurt. Më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur në Turqi si pasojë e tërmetit të javës së kaluar, duke e bërë atë fatkeqësinë më vdekjeprurëse që nga themelimi i vendit, 100 vjet më parë.
Ajo ishte e ftuar në një emision televiziv në Holandë ku edhe jeton dhe nëpërmjet televizionit bëri thirrje për donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. Ajo këndoi në turqisht e gjithashtu shprehu edhe revoltën e saj për fatkeqësinë që ndodhi, pasi theksojmë se shumë personazhe të famshëm kanë reaguar negativish për qeverinë.
Këngatarja, organizoi një fushatë të madhe ndihme në Holandë dhe mblodhi 88 milionë eurove në natën e ndihmës.