Mbrëmë u zhvillua ceremonia e çmimeve Grammy ku ishin të ftuar shumë personazhe me famë botërore.
E pranishme në këtë event ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora, e cila u shfaq në tapetin e kuq me një fustan i cili i tregonte më së miri hiret femërore.
Rita pasi është fotografuar me Miley Cyrus, e ka prekur këtë të fundit tek të pasmet dhe momentin e ka publikuar në profilin e saj në Instagram. Kjo ka habitur jo pak fotografët e shumtë që ishin të pranishëm. /dita