Procedohen dhe shoqërohen në policinë e Lezhës rreth 11 persona, për tubim të paligjshëm dhe bllokim rruge. Ky grup ishin punonjës të Bashkisë që sëbashku me familjarët e tyre kishin dalë në rrugën nacionale për të bllokur rrugëtimin e Edi Ramës drejt Pukës.
Ndaj tyre ka nisur dhe procedimi penal, por fatkeqsisht këto raste nuk janë më sporadike por politike, duke shkelur rëndë ligjin dhe rendin kushtetues, aq më shumë kur flitet për kercënim fizik ndaj kryetarit të qeverisë.
Ndër të shoqëruarit në komisariatin e policisë së Lezhës është edhe Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë Alfrida Marku që çuditërisht u shpëtoi akuzave për korrupsion nga prokuroria sebashku me kryetarin Fran Frrokaj dhe kolegut të saj. /Ekskluzive.al