Drejtoria e Anti terrorit në Tiranë ka arrestuar sot 33 vjeçarin Elton Xhura nën dyshimin se se ka dërguar në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat mesazhe ku kërcënonte me vendosjen e bombave në tre godina të ndryshme të tij.
33-vjeçari është ndaluar për veprën penale “Përhapja e informacioneve të rreme që ngjallin panik”.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Anti Terrorit
-Sot u ndalua shtetasi E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përhapja e informative të rreme që ngjallin panik”, pasi dyshohet se ka dërguar një mesazh kërcënues në llogarinë e Facebook-ut të një subjekti privat, për vendosje të bombave në 3 godina të ndryshme të subjektit.
