Lidhur me shoqërimin nga policia të gazetarit Elvis Hila teksa po raportonte për situatën e prishjeve të ndërtimeve pa leje në zonën e bregdetare të Lezhës , ka reaguar edhe Këshilli i Europës.
“Rreth orës 17:00, ndërsa po filmonte një mosmarrëveshje midis njërit prej pronarëve të pasurive dhe autoriteteve, Hilës iu afrua shefi i Policisë Lezhë, i cili kërkoi identifikimin e tij.
Pavarësisht se deklaroi qartë se ishte gazetar, oficeri mori telefonin nga duart e tij, duke bërtitur: “Çfarë gazetari je?” më pas ai u a.rrestua.
Videot tregojnë se ai u shoqërua nga dy policë dhe u a.rrestua brenda një automjeti policie, ku u mbajt për 10 minuta. Ai u la i lirë pas protestave nga gazetarë të tjerë në vendngjarje”, thotë për ngjarjen Këshilli i Europës.
Këshilli citon gazetarin Hila i cili ka thënë: “Kolegët e mi filmuan gjithë skenën dhe kërkuan arsyetimin e largimit tim, por asnjë shpjegim nuk u dha.”
Sipas Rrjetit SafeJournalists, as Ministria e Brendshme dhe as Policia e Shtetit nuk e komentuan ngjarjen. Gazetari parashtroi një ankesë dhe tha se ai planifikon të kërkojë rekurs juridik.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit ka filluar një hetim dhe ka marrë dëshminë nga gazetari dhe oficerët e policisë të pranishëm në vendngjarje. Ndërsa Unioni i Gazetarëve Shqiptar dënoi rastet e përsëritura të dh.unës.