Ekzekutimet e njëpasnjëshme në Shkodër kanë tronditur mbarë opinionin publik. Sot janë 11 persona të varrë dhe nuk ka asnjë person të dënuar apo të identifikuar si vrasës.
Sipas gazetarit Artan Hoxha, arsyeja e mos zbulimit të vrasësit lidhet me skemën mafioze që ata përdorin.
Sipas Hoxhës në Shkodër funksionon skema e vrasjen me klering, e cila vështirëson hetimet.
“Në Shkodër më shumë se në asnjë qytet tjetër funksionon vrasja me klering. Skema mafioze funksionon e tillë. Grupet kriminale, duke qene se në vendin e tyre e kanë të vështirë lëvizjen, arrijnë marrëveshje me grupet kriminale të qyteteve tjera. Pra, ti më dërgo dikë të vrasë rivalin tënd në Vlorë, unë të nis dikë të vrasë rivalin tënd në Shkodër. Kjo lloj skeme mafioze shmang pagesën dhe vështirëson hetimet. Duhet të gjesh marrëveshjet mes grupeve”-u shpreh Artan Hoxha