• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kjo ndodh për herë të parë/ Njihuni me ndryshimet në rregulloren e Kodit Rrugor që hyjnë në fuqi menjëherë

December 22, 2021
in Aktualitet
        
 

Botohen në Fletoren Zyrtare ndryshimet në VKM153 (Rregullorja e Kodit Rrugor). Ndër to ka ndryshime me rëndësi për Sigurinë Rrugore që lidhen me Drejtuesin e Mjetit, formimin dhe kualifikimin, lehtësim praktikash, risi për shërbimet e DPSHTRR si edhe për sektorin e Autoshkollave, masa shtrënguese, si më poshtë:

1. Rritet vlefshmëria e provimit të fituar të teorisë nga 6 muaj në 1 vit. Janë shtrirë afatet e vlefshmërisë së autorizimit të praktikës duke i bërë më fleksibël ato kundrejt një kategorie të gjerë, që për arsye të ndryshme, kryesisht të mosprezencës në Shqipëri nuk arrijnë të kapin afatet si dhe mundësohet një kohë më e madhe për përgatitjen e kandidatëve që japin prova të përsëritura të kualifikimit teorik apo praktik për lejedrejtimi.

2. Gjithashtu janë reformuar kërkesat e fitimit të kategorisë AM duke prezantuar edhe provën e aftësive praktike të drejtimit krahas asaj teorike në ngjashmëri me modele evropiane (psh. Gjermania). Kryhet përputhshmëri e plotë me Direktivën 2006/126/KE, të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, e 20 dhjetorit 2006, mbi lejet e drejtimit dhe praktikat e aplikuara për pajisjen me leje së drejtimi të kategorisë AM nga disa shtete europiane.

3. Forcim i masave shtrënguese për drejtuesit e mjeteve që kanë humbur totalin e pikëve të cilët detyrimisht do të ndjekin kurs kualifikimi për një edukim mbi sjelljet e gabuara që kanë sjellë humbjen totale të pikëve të lejedrejtimit, pranë autoshkollave të licencuara! Pas këtij kursi kandidati i nënshtrohet provimit teorik për normat e sjelljes si dhe provimit praktik mbi vlerësimin e sjelljes së drejtuesit gjatë situatave me risk të lartë në qarkullim.

Ky sanksionim sjell ndërgjegjësim, rehabilitim dhe rritje të sigurisë në rrugë duke shtuar kërkesat për rifitimin e lejedrejtimit, pasi kjo kategori mbetet problematike në kryerjen e shkeljeve të përsëritura deri me pasoja të rënda.

4. Krijohet mundësia ligjore për kalimin nga lejedrejtimi e kategorisë B në lejedrejtimi të kategorisë D pas përmbushjes së kritereve të vjetërsisë prej 3 vite kategori me lejedrejtimi B dhe moshës së drejtuesit të mjetit 24 vjeç, pa qenë e nevojshme lejedrejtimi e kategorisë C. Pra nëse p.sh. synohet puna me mjet Taksi nuk ka përse kalohet nga kualifikimi për lejedrejtimi C (kategoria për transport mallrash)!

5. Mundësohet regjistrimi për marrjen e kategorisë A pasi ke mbushur moshën 24 vjeç, pa qene e nevojshme marrja e kategorisë A2 prej 2 vjetësh.

6. Për herë të parë DPPSH dhe DPSHTRR marrin rol aktiv për rritjen e sigurisë rrugore dhe pezullimin e lejedrejtimit të personave që janë përdorues të lëndëve narkotike e psikotrope! Në çdo rast që merret informacion për individë (nga kontrollet rrugore apo çdo hetim/testim tjetër) me analizë pozitive, DPPSH ia përcjell DPSHTRR-së dhe personit automatikisht i pezullohet lejedrejtimi! Pezullimi i lejedrejtimit do të vijojë deri kur të vërtetohet rezultati negativ përmes analizës toksikologjike të kryer vetëm nga institucioni shtetëror kompetent!


        
 
Next Post

BE mbështet “Ballkanin e Hapur”: Komisionioneri Varley thirrje Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës që t’i bashkohen nismës

A keni frikë nga ndonjë arrestim u mundshëm? Habit me deklaratën e tij Sali Berisha

“Ai nuk ndryshon”! Juristi Romeo Kara ‘zbërthen’ lëvizjet e Sali Berishës dhe bën deklaratën e fortë: Për hakmarrje personale...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In