• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

KLGJ i jep fund kaosit që krijoi KLD e Nishanit dhe Metës në drejtësi: Nis plotësimi i vëndeve, emërohen 10 gjyqtarët e parë

July 31, 2019
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Këshilli i Lartë Gjyqësor po shëron pak nga pak të gjitha “plagët” e sistemit gjyqësor. Kur Këshilli i Lartë i Drejtësisë funksiononte, gjykatat e vendit u përfshinë nga kaosi sepse u shmangën emërimet e gjyqtarëve të rinj, delegimet apo transferimet e përkohshme të tyre. Një shqetësim të tillë KLGJ e ka ngritur në raportin vjetor që dorëzoi pranë Kuvendit para pak kohësh, ku nxori edhe skandalet e Ilir Metës në krye të KLD. Sipas raportit, Meta nuk mori masa për vakancat e krijuara në sistem.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor është vënë në lëvizje që gjërat të ndryshojnë dhe reforma në drejtësi të ecë në shinat e duhura. Në mbledhjen që KLGJ ka mbajtur dje, ka emëruar 10 gjyqtarë të rinj për të plotësuar vendet bosh të mbetura nga procesi i vetingut. Dhjetë gjyqtarët e rinj të emëruar janë Afërdita Caco, Ardit Kuka, Suela Dashi, Ervin Sulaj, Merita Karaj, Olti Skrame, Lorena Çabej, Amarilda Sulaj, Suela Xhani dhe Enkeleda Dalipi. “Një tjetër vendimmarrje e rëndësishme e Këshillit ishte caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të emëruar në mbledhjen e datës 19.07.2019. Për caktimin në pozicionet e lira të gjyqtarëve të sapo emëruar, Këshilli mbajti në konsideratë renditjen e tyre në listën e të diplomuarve nga Shkolla e Magjistraturës dhe preferencat e shprehura nga vetë ata- dy kritere të përcaktuara nga Ligji për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë. Më konkretisht Këshilli caktoi: Në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Shkodër, znj. Afërdita Caco; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër, z. Ardit Kuka; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, znj. Suela Dashi; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, z. Ervin Sulaj; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, znj. Merita Karaj; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, z. Olti Skrame; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, znj. Lorena Çabej; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë, znj. Amarilda Sulaj; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, znj. Suela Xhani. Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, znj. Enkeleda Dalipi”, thuhet në vendimin e KLGJ.

KLGJ: Ulim stokun e çështjeve në gjykata

Në njoftimin për media që Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shpërndarë ku jep detaje për mbledhjen e djeshme, KLGJ zotohet të garantojë efikasitetin e gjykatave përmes emërimit të gjyqtarëve të rinj. Sipas vendimit, plotësimi i vakancave do të ulë numrin e çështjeve të mbetura stok në gjykata. “Caktimi në pozicion i 10 gjyqtarëve të rinj mbart një rëndësi të veçantë për sistemin gjyqësor, ai mundëson ri-funksionalizimin e disa gjykatave të vogla të cilat kanë probleme me organikat e tyre duke plotësuar vakancat e krijuara për shkak të shkarkimit të gjyqtarëve nga procesi i vetingut, dorëheqjeve apo daljeve në pension të gjyqtarëve. Me këtë vendimmarrje KLGJ synon të ulëstokun e çështjeve në 10 gjykata, duke garantuar efikasitetin e këtyre gjykatave dhe garantuar aksesin e pandërprerë të qytetarëve në drejtësi në 10 rrethe gjyqësore”, përfundoi vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Një tjetër vendimmarrje e djeshme e KLGJ ishte edhe miratimi i projektbuxhetit afatmesëm 2020-2022. “Në projektbuxhet përcaktohen qartësisht shpenzimet dhe kërkesat buxhetore për tre vitet e ardhshme për institucionin e KLGJ-së dhe për të gjitha gjykatat e vendit”, thuhet në vendimin e KLGJ.

Mimoza Ibra


        
 
Next Post

PD-PS fundosin Metën për 13 tetorin, presidenti në panik nga shkarkimi dhe shkrirja e partisë, sulmon Bashën dhe i kërkon ndihmë Berishës

“Non grata” çdo zyrtar i dyshuar si i përfshirë në afera! DASH shkund politikën shqiptare: Të gjithë ta kuptojnë se nuk ndalojmë në luftën ndaj korrupsionit!

Rama i pergjigjet ministrit të jashtëm Grek, Nikos Dendia: Nuk ka asnjë qelizë greke në gjakun tim!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In