• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Kobe, më i madh se basketbolli – lamtumira e hershme e legjendës që bëri botën ta dashurojë basketbollin!

January 27, 2020
in Bota, Sport
        
 

Kobe Bryant është më shumë se basketbolli, sepse nuk janë thjesht atletë ata që i bëjnë miliona njerëz të dashurojnë sportin dhe të jenë sportistë. Nuk janë thjesht sportistë ata që ndihmojnë sportistët tjerë të ngriten – ata janë njerëz të mëdhenj që nuk vdesin kurrë. Ky është Kobe dhe si Kobe Bryant historia e njerëzimit njeh shumë pak.

Pesë unaza të kampiont të NBA, dy herë MVP i finaleve e një herë MVP në vitin 2008, 18 paraqitje të All Star, e qindra arritje tjera personale dhe me klubin, flasin shumë për të si basketbollist legjendë, e që për shumëkënd do të jetë mbi emrat tjerë kulmorë të këtij sporti – si më i miri në histori. Kobe frymëzoi gjenerata të tëra të duan basketbollin, të dashurojnë sportin. Mentaliteti i tij inspiroi fëmijët, talentët, bashkëlojtarët dhe kundërshtarët. Mentaliteti Mamba është mentalitet që njeh ngritjen në triumf, fitoren në disfatë, mësimin në çdo gabim dhe ngritjen pas çdo rënie.

Lojaliteti – nëse do të quhej ndryshe – do të quhej Kobe Bryant. Filloi dhe mbaroi karrierën te Los Angeles Lakers, duke i qëndruar 20 vjet besnik. Kurrë nuk e tradhtoi klubin. Kurrë nuk e tradhtoi as gruan Vanesën, as familjen, përkundër se fama, paraja dhe suksesi e vënë njeriun para gabimeve të tilla.

Kobe Bryant vdiq duke shkuar në një lojë basketbolli me vajzën e tij, pak orë pasi përgëzoi LeBron Jamesin që e tejkaloi në listën e top koshashënuesve në histori. Njerëzor e miqësor, basketbolli dhe edukimi i talentëve të rinj dhe lojtarëve të rinj aktual në ngritje ishin prioritet i tij.

Kobe është dashur të punojë në shumë talentë të basketbollit në vitet në vijim, por Zoti e mori atë para kohe sepse qielli kishe nevojë për njerzillëkun e tij.

Basketbolli nuk ishte i njëjtë prej kur ai u pensionua. Definitivisht nuk do të jetë kurrë më i njëjtë tash pasi ai shkoi në qiell./telegraf/


        
 
Next Post

Vazhdojnë lëkundjet! Sapo ra një tjetër tërmet…

Detaje të reja nga aksidenti që tronditi botën: Për ku ishte nisur Kobe Bryant dhe vajza e tij?!

Zëdhënësja e Sali Berishës tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën: E kam kushëri, por...

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In