Për gati një vit rresht, ka qenë kolona e Foltoreve të Sali Berishës dhe gjithmonë në krah të tij. Në mënyrë intensive nga SHBA e nga këtu në Shqipëri, ajo i ka shërbyer me zell dhe pasion “të tërbuar” kauzës së Berishës edhe nëpër mediet shqiptare, por veçanërisht te Syri.
Tv ku ka qenë si në shtëpinë e saj. Por papritur diçka është thyer dhe gjërat duket se po kthehen me shpejtësi, në kahun e kundërt. Nuk dihet ende ekzaktësisht se “çfarë e ka gjetur” aktivisten politike të njohur Evi Kokalari, por ajo kohët e fundit ka ashpërsuar sulmet dhe denoncimet kundër “Rithemelimit” dhe kokave të kësaj lëvizje, madje duke mos falur më as Sali Berishën.
Me gjasa lufta e re e Kokalarit është ashtu siç thotë ajo vetë, thjesht parimore, por këtë do ta tregojë koha. Gjithsesi pas një shënimi të fortë për debatin e nisur brenda, Partisë Demokratike të Rithemelimit, për sa i përket pozicionimi të kësaj force si qendër e djathtë apo konservatore, Kokalari së fundmi ka sulmuar fortë drejtuesin e medies “Syri” Çim Peka dhe madje, edhe vetë Sali Berishën.
Duke ju drejtuar ishmikut të saj Peka, ajo shfaqet e pakënaqur që media “Syri” nuk i ka botuar shënimin për debatin në fjalë brenda Rithemelimit, ku mes të tjerave kritikonte edhe Sali Berishën. Por nga kritika Kokalari ka shkuar edhe më tej, duke e akuzuar “Syrin” dhe Pekën si të “shitur”, siç janë-sipas saj- të gjitha mediet në Shqipëri.
edhe Ajo ka denoncuar edhe manipulimin e zgjedhjeve në FRPD,si shqiptaro-amerikania që u zgjodh edhe në strukturat drejtuese të Komisionit të Rithemelimit të Berishës. Përmes një postimi ajo ka deklaruar largimin nga partia. Ajo thotë se s’mund të merret me atë kategori njerëzish.
“Sot ju vratë rininë dhe çdo shpresë që ata kishin në një parti të rithemeluar. Turp kryesisë që e lejoj këtë masakër zgjedhore. Unë nuk merrem më me këtë nivel njerëzish. Qofshi të gjithë mirë”, shkruan Kokalari.