Me 8 vota pro dhe 1 kundër është miratuar sot shtyrja edhe me katër muaj të veprimtarisë së Komisionit Hetimor parlamentar për Presidentin Meta.
I pyetur për këtë vendim, Kreu i Shtetit pa kursyer ironinë ka thënë sot në emisionin “Përballë” në RTSH se “ta shtyjnë deri më 24 korrik 2022, kështu që edhe ata do ishin në rregull me vazhdimin e hetimeve, edhe unë jam në rregull me vazhdimin e kryerje së gjithë përgjegjësive të mia”.