• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Komisioni i Venecias i thotë “PO” kërkesës së Kuvendit: Meta për Kushtetuesen drejt shkarkimit

January 7, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e dërguar nga Kuvendi i Shqipërisë që lidhet me 5 pyetjet që janë përgatitur nga Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit, nëse Ilir Meta ka bërë shkelje me ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Socialistët pretendojnë se kreu i shtetit është sërish në shkelje të Kushtetutës me mosdekretimin e Arta Vorpsit si anëtare të Gjykatës Kushtetuese dhe dekretimin e Marsida Xhaferllarit.

“Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë bëri një kërkesë për një opinion për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese” thuhet në faqen zyrtare të Komisionit të Venecias datën 30 Dhjetor 2019. Ndërkohë që edhe Presidenti i Republikës ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Komisionit të Venecias në lidhje me shkeljet kushtetuese të Kuvendit të Shqipërisë, në procesin e zgjedhjes së anëtareve të Gjykatës Kushtetuese. Theksojmë që përplasja institucionale mes Presidentit Meta dhe kryetarit të KED-së Dvorani përfundoi në SPAK.

5 Pyetjet e Kuvendit të Shqipërisë për Komisionin e Venecias

1) A mundet Presidenti të mos organizojë ceremoninë e betimit të gjyqtarit kushtetues kur ai apo ajo në kuptim të ligjit konsiderohen, të emëruar? Në këtë rast a konsiderohet e cënuar e drejta e një gjyqtari Kushtetues të ushtrojë detyrën?

2) Emërimi i një gjyqtari Kushtetuese tej afatit ekskluziv 30 ditor dhe jashtë listës së kandidatëve të miratuar me vendim të organit kompetent të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, a e con parimin e Gjykatës së krijuar me ligj? A e cënon kjo vendimmarrjen së Gjykatës Kushtetuese duke vënë në dyshim garancinë e shtetasve të rregullt ligjor? A bie ndesh me mekanizmat zhbllokues ne emërimin e organeve Kushtetuese?

3) A është në përputhje me standardet mekanzimi zhbllokues pas mosveprimit të Presidenti për të mos emëruar brenda 30 ditëve gjyqtarin Kushtetues si rrjedhojë e të cilit konsiderohet i emëruar ky gjyqtar?

4) Në rast se Presidenti nuk organizon ceremoninë e betimit të Gjyqtarit Kushtetues nisur nga solemiteti i betimit, çfarë mekanizmi të përdoret për të zhbllokuar këtë situatë. A është betimi me shkrim një formë për të plotësuar kushtin e betimit për të filluar ushtrimin e detyrës, në situatën kur gjyqtari konsiderohet i emëruar në detyrë për efekt të ligjit?

5) Cilat mund të ishin zgjidhjet për të shmangur rastet kur organi i ngarkuar me kryerjen e betimit refuzon të thërras për betim gjyqtarin përkatës?


        
 
Next Post

Arben Kraja kërkesë urgjente KLP-së për plotësimin e SPAK, këto janë dy prokurorët në listë për t’u zgjedhur

Meta flet si trim i trembur: Çfarë kam bërë dhe pse do më shkarkoi Gjykata Kushtetuese?!

Meta jep "vendim", nëpër studio ndaj gjyqtarit që kërkoi dënimin e tij, Dvoranit: Çdo institucion ndërkombëtar që i jep të drejtë kreut të KED është i korruptuar!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In