Nga Adriatik Doçi
Ilir Kullën e përdor si sekser për të paguar dhjetra mijëra euro para të pista, për të sajuar shpifje kundër vendit të tij, ndërsa Mero Bazen e kërcënon se do ta tmerrojë kur të vijë në pushtet.
Heshti kur aleatët e tij dhunuan Elvi Fundon në mes të Tiranës, ndërsa yllin ndërkombëtar të drogës, Xhemail Pasmaçiun, e mori në mbrojtje, duke atakuar SPAK dhe Ambasadën amerikane.
Monika shantazhoi dhe akuzoi Besart Kadian si shpërbëtor të oligarkëve, ndërsa O. Currit i ka blerë një vilë te Kodra e Diellit.
Dritan Hilën e akuzoi për toka në bregdet, ndërsa për Nikoll Lesin ka sajuar 18 pagesa nga paratë e Presidencës.
Ndërkohë që flet për censurë informacioni, ka zhdukur nga Youtube emisionin e gazetares Sonila Meço për vilën tij në Gjirin e Lalzit, kur Monika prezantonte luksin para shqiptarëve, përfshirë 11 tualete, një posaçërisht për macen, ka fshirë fjalimin e tij në derën e hotelit të Klement Balilit në vitin 2017 si nuk sqaroi kurrë se kujt ia shiti vilën në Golem për 300 mijë euro në vitin 2006, të cilën e kishte blerë 60 mijë USD në vitin 2003.