• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Konstituohet Kuvendi i ri i Serbisë: Vuçiç në opozitë pas 14 vitesh! Mban fjalim të gjatë dhe ironizon studentët: Do vij t’iu mësoj rregulloren! Shtyhet zgjedhja e kryetarit

18/11/2026
in Diaspora
        
 

Aleksandër Vuçiç u ul të martën në bankat e opozitës në Parlamentin e Serbisë, për herë të parë pas 14 vitesh qeverisjeje të Partisë Progresive Serbe (SNS). Por seanca e parë e Kuvendit të ri, ku Lista Studentore ka shumicën me 140 deputetë, u shoqërua me akuza, ironi dhe debate që shtynë zgjedhjen e kryetarit të Parlamentit për të mërkurën, më 18 nëntor.

Vuçiç mbajti një fjalim prej 100 minutash, të cilin e nisi duke uruar fituesit e zgjedhjeve të 25 tetorit, por më pas i akuzoi për incidentet që kishin ndodhur jashtë Parlamentit. Deputetja e SNS-së, Lidija Vukiçeviç, u tërhoq nga flokët dhe u spërkat me kos në hyrje të Kuvendit. Vuçiç tha se nuk kishte dëgjuar asnjë dënim apo kërkim-falje nga shumica e re, ndërsa studentët e Fakultetit të Mjekësisë u distancuan nga incidenti.

“Më keni quajtur përbindësh, tradhtar dhe produkt të një foleje gjarpërinjsh. Nuk ka mbetur fjalë pa u përdorur kundër meje. Megjithatë, unë përpiqem t’i qetësoj njerëzit tanë dhe të tregoj respekt edhe ndaj atyre që mendojnë ndryshe politikisht” tha ai

Ish-presidenti iu rikthye edhe natës së zgjedhjeve, duke pretenduar se protestuesit i kishin sulmuar makinën dhe kishin tentuar ta përmbysnin. Ai mohoi të kishte marrë telefonata nga Bashkimi Europian për të pranuar humbjen dhe këmbënguli se kishte vendosur vetë të tërhiqte forcat e sigurisë për të shmangur një luftë civile. Vuçiç fajësoi gjithashtu fituesit e zgjedhjeve për arrestimet e kryera pas 25 tetorit.

Nuk munguan as ironitë ndaj deputetëve të rinj. Vuçiç kritikoi drejtuesin e grupit parlamentar të Listës Studentore, sociologun Jovo Bakiç, për deklaratat e mëparshme ndaj kundërshtarëve politikë. Kur deputetët studentorë nisën ta kundërshtonin nga vendet e tyre, ai u tha me ironi se mund të vinte në Kuvend që në orën 08:00 për t’u mësuar rregulloren e Parlamentit.

Ndërkohë, jashtë ndërtesës, qindra mbështetës kishin pritur deputetët e Listës Studentore me brohoritjet “Fitore” dhe “Jepi gaz”, ndërsa përfaqësuesit e SNS-së me vërshëllima.

Pas verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, Kuvendi u shpall zyrtarisht i konstituuar, por zgjedhja e kryetarit ngeci mes debateve. Lista Studentore, që ka 140 nga 250 mandatet, ka propozuar profesorin Aleksandar Çupiç për drejtimin e Parlamentit, ndërsa SNS-ja, me 103 deputetë, ka kandiduar Stojan Radenoviçin, i cili drejtoi edhe seancën konstituive.

Çupiç e kritikoi Radenoviçin për ndërprerjet e gjata dhe lejimin e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

“Kemi qenë dy herë nga 10 minuta në sallë. Mendoj se kjo është paksa e papërgjegjshme nga ana e atij që drejton seancën”, tha ai.

Në orën 18:00, pa arritur te votimi, seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj u caktua për të mërkurën në orën 10:00.

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit do të përcaktojë edhe kush do të marrë detyrën e presidentit në detyrë, pas dorëheqjes së Vuçiçit në shtator. Zgjedhjet e parakohshme presidenciale duhet të mbahen deri më 27 dhjetor, ndërsa me konstituimin e Parlamentit ka nisur edhe afati 90-ditor për formimin e qeverisë së re.


        
 
Next Post

Kaos para Parlamentit serb! Aktorja që kandidoi me Vuçiçin sulmohet me kos në ditën e parë si deputete, akuzon policinë se nuk ndërhyri

Shqipëria U21 rezulton “kockë e fortë”, barazon ndaj Spanjës

Kosova bie në Dublin, Dardanët mbeten në Ligën B falë barazimit Izrael-Austri

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved