Kryeministri Rama ka komentuar deklaratat e tij për koronavirusin para se të rrezikonte Shqipërinë. Ai tha se nuk ka ndryshuar asnjë qëndrim. Rama tha se më 19 shkurt është bërë takimi i parë i Këshillit të Sigurisë në kryeministri për Covid-in.
“E para, unë nuk kam ndryshuar asnjë qëndrim. I qëndroj një për një dhe i përsëris një për një ato që kam thënë. Edhe më përpara. Me përjashtim të rasteve kur mund të ndodhë të them ndjesë se në atë kohë kam gabuar. Tani, çfarë kam thënë unë? Ajo që ju nxorët është mjeshtërisht e shkëputur nga konteksti (flet për sinkronin e paraqitur). Më 19 shkurt është bërë takimi i parë i Këshillit të Sigurisë në kryeministri për Covid-in.
Dhe janë bërë dy mbledhje përgatitore. Ajo çka kam thënë unë në fillim ka qenë realisht ajo që duhej thënë në fillim. Ju i referoheni gabim edhe datave. Sepse ne jemi realisht vendi i parë në Europë që kemi shpallur masat kur është shfaqur rasti i parë. Jo i vdekuri i parë, rasti i parë. Natyrisht nuk ka qenë dhe nuk është një murtajë e mesjetës, por ashtu siç kam thënë nëse nuk do të respektohen masat mund të kthehet në një problem shumë të madh. Pra unë nuk shoh ky është kjo mungesë koherence.”, u shpreh kryeministri.