• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Korridori blu, ritme të ndryshme… nga Murriqani në Kakavijë: Ku ka mbërritur autostrada Adriatiko-Joniane?

30/09/2026
in Aktualitet
        
 

Teksa aksi Murriqan-Lezhë ka risjellë në vëmendje ndërtimin e Korridorit Adriatiko-Jonian, ecuria e segmenteve të këtij projekti në vendin tonë është në faza të ndryshme. I njohur ndryshe dhe si Korridori Blu, në territorin shqiptar gjatësia totale e tij është 315 km dhe nis nga Kakavija, në Gjirokastër, deri në Murriqan, ku bëhet lidhja me Malin e Zi.

Në vitet e fundit përpjekjet për ndërtimin e kësaj rruge janë përqëndruar për segementet nga Fieri në Murriqan, që kanë një gjatësi totale prej 188 km. Kështu, Murriqan – Balldren është në fazën e hartimit të projektit të detajuar, ndërsa në vazhdim të këtij segmenti është aksi Milot – Balldren, për të cilin është shpallur kompania fituese, ndërsa aktualisht janë duke përfunduar negociatat për finalizimin dhe nënshkrimin e kontratës së partneritetit publik – privat.

Më pas vazhdohet me aksin Milot – Fier, i cili është i ndarë në segmentet Milot-Thumanë, Thumanë-Kashar, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Aktualisht, segmenti më i avancuar është Thumanë–Kashar, me gjatësi 21 km, ku punimet kanë përfunduar dhe aksi është hapur për qarkullimin e automjeteve. Për tre segmentet e tjera janë lidhur kontratat koncesionare 35-vjeçare. Milot–Thumanë, me gjatësi 13.5 km, teksa projekti parashikon ndërhyrjen në gjurmën ekzistuese dhe përmirësimin e saj sipas standardeve të kategorisë A. Për Kashar–Lekaj, fitues është shpallur bashkimi i 7 operatorëve ekonomikë, ndërsa gjithë gjurma e këtij seksioni arrin në rreth 33.6 km. Gjithsesi, vetëm 26.6 km janë objekt i kontratës koncesionare, pasi rreth 7 km përkojnë me Bypass-in e Tiranës për të cilin tashmë kanë nisur punimet.

Pas Fierit, korridori parashikohet të vijojë nga zona e Levanit drejt Poçemit, Memaliajt, zonës së Tepelenës dhe Gjirokastrës, për të përfunduar në Kakavijë, në kufirin me Greqinë. Në dokumentet e planifikimit, kjo pjesë është ndarë në disa segmente, përfshirë bypass-in e Gjirokastrës dhe lidhjen Gjirokastër – Kakavijë. Ndryshe nga segmentet në veri të Fierit për këtë pjesë nuk janë ndërmarrë ende procedura tenderuese.

Korridorit Adriatiko- Jonian është pjesë e Korridorit TEN-T Mesdhetar dhe ka një gjatësi totale prej 1,550 km, teksa 20% e gjatësisë së tij kalon në territorin shqiptar.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved