• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, October 9, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Krahu i lirë i punës nuk është më konkurrues”! Rama kërkesë fasonëve: Duhet të ndryshoni lojën, s’mund të vazhdoni me paga të ulëta

07/10/2026
in Aktualitet
        
 

Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga sektori fason që të përshtatet me ndryshimet në tregun e punës dhe kostot në rritje, duke argumentuar se modeli i bazuar te krahu i lirë i punës nuk është më konkurrues si më parë.

Sipas Ramës, rruga përpara për bizneset fason është investimi në teknologji dhe kalimi drejt prodhimit me markën “Made in Albania”, ndërsa bankat mund të ofrojnë mbështetje financiare nëse bizneset plotësojnë kushtet dhe kanë një historik të mirë financiar.

Ai theksoi se sektori po përballet me vështirësi, por sipas tij, kompanitë kanë eksperiencën, fuqinë punëtore të specializuar dhe tregun e nevojshëm për të kaluar në një model të ri prodhimi.

Rama: Është e vërtetë që biznesi juaj, fasoni si kategori është me risk. Ëhstë e vërtetë që situata e vështirë e kësaj kategorie lidhet me faktin që themeli mbi të cilin u ndërtua ky biznes ishte krahu i lirë i punës dhe krahu i lirë i punës nuk është më një kapacitet konkurrues pasi nuk ka më krahë të tjerë pune dhe insistimi për të vazhduar me fason me paga të ulëta është një insistim për ta bërë ëndërr diçka që është realitet dhe ka vetëm një mundësi. Unë besoj që banka juve do t’iu mbështesë nëse ju plotësoni dy kushte. Mos keni një historik të keq me BSH dhe kushti i dytë lidhet me mundësinë, që ju duhet të ndryshoni lojën.

Pra duhet të kaloni nga industria me material porositës gjysmë të gatshëm duhet të kaloni në “Made in Albania”. A është e mundur kjo? Nuk është e lehtë, por është e mundur sepse ju keni eksperiencë, dije se si bëhen ato procese, keni njerëz që dinë ta bëjnë, keni një treg të caktuar që e njihni dhe duhet të mendoni që ju të financoni, të investoni në teknologji, në mënyrë që të bëni “Made in Albania”. Po e arritët këtë ju keni dalë në një tjetër nivel. Është sektor i vështirë. Kemi shembuj që po e kapërcejnë atë epokën kur ishte krahu i lirë i punës. Shqipëria ka ndryshuar kërkesat, standardet, kostoja e jetesës, të gjitha bashkë. Mënyra e vetme është të ndryshojë edhe sistemi juaj i funksionimit.


        
 
Next Post

Vettingu si "inkuzicion" shkel të drejtat e njeriut, rrëzohet sërish në Strasburg: Gjykata Europiane i jep të drejtë ish-prokurorit Adnand Kosova dhe Luan Daci

Media britanike The Telegraph: Kryebashkiaku i Tiranës e drejton qytetin nga paraburgimi me video të realizuara me IA

SPAK "arkivoi" dosjen Tropoja! Ajshe Haklaj: S’kishin guxim të hetonin vrasjet masive të Saliut, ai paguhet nga Serbia! 7 anëtarë të familjes sonë u ekzekutuan nga Berisha

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved