• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, July 2, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kreshnik Bajraktari prezanton vizionin dhe nismat e DPSHTRR për Sigurinë Rrugore në aktivitetin e organizuar nga EVU dhe Policia Rrugore

June 19, 2026
in Aktualitet
        
 

Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR, Kreshnik Bajraktari, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga EVU dhe Policia Rrugore, ku prezantoi misionin, vizionin dhe nismat kryesore të institucionit në mbështetje të kauzës së Sigurisë Rrugore.

Gjatë fjalës së tij, Bajraktari theksoi se DPSHTRR dhe Policia Rrugore janë dy institucione të ndryshme, por me një vizion të përbashkët: garantimin e sigurisë në rrugë dhe mbrojtjen e jetës së çdo qytetari. Edhe pse operojnë përmes mekanizmave dhe kompetencave të ndryshme, të dy institucionet kontribuojnë çdo ditë për ndërtimin e një mjedisi rrugor më të sigurt, më të përgjegjshëm dhe më të qëndrueshëm për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Në vijim, Kreshnik Bajraktari prezantoi angazhimin e DPSHTRR në Programin Kombëtar të Sigurisë Rrugore, një nismë e zhvilluar që prej vitit 2019, e cila synon edukimin dhe ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve mbi sjelljen e sigurt në rrugë. Vetëm gjatë vitit 2026, mbi 1,000 fëmijë të grupmoshave 5–14 vjeç kanë marrë pjesë në Orët Edukative të Sigurisë Rrugore, duke përfituar njohuri praktike dhe teorike mbi rregullat e qarkullimit dhe kulturën e sigurisë rrugore.

Gjatë prezantimit të tij, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional si një nga shtyllat kryesore të suksesit të kësaj nisme. Ai evidentoi partneritetet e qëndrueshme të DPSHTRR me Policinë e Shtetit, Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar, Kryqin e Kuq Shqiptar, Agjencinë për Sigurinë dhe Cilësinë e Arsimit Parauniversitar, si dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Konsumatorit, duke krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunimi në funksion të edukimit dhe ndërgjegjësimit qytetar.

Një ndër zhvillimet më të rëndësishme të prezantuara nga Bajraktari ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit me ASCAP, e cila mundëson integrimin e moduleve të Sigurisë Rrugore në kurrikulën mësimore për grupmoshat 0–6, 6–10 dhe 10–13 vjeç. Kjo nismë synon që edukimi për sigurinë rrugore të fillojë që në moshat më të hershme, duke ndërtuar tek fëmijët kulturën e respektimit të rregullave dhe përgjegjësinë si përdorues të ardhshëm të rrugës.

Përmes prodhimit dhe shpërndarjes së materialeve edukative, organizimit të fushatave sensibilizuese dhe pjesëmarrjes aktive në aktivitete kombëtare e lokale, DPSHTRR vijon të mbetet një nga promotorët kryesorë të edukimit për sigurinë rrugore në vend.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kreshnik Bajraktari theksoi se siguria rrugore është një përgjegjësi e përbashkët që kërkon bashkëpunim të vazhdueshëm mes institucioneve, shkollave, familjeve dhe komunitetit. Sipas tij, investimi në edukim dhe ndërgjegjësim mbetet rruga më e sigurt për të reduktuar aksidentet dhe për të mbrojtur jetën e çdo qytetari.


        
 
Next Post

Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”

Rama publikon foton: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

VIDEO/ Protestues të VV-së nga Kosova mbërrijnë me kamion në Tiranë kunder qeverise Rama

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In