• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

Krijimi i qeverisë në Itali, pse u tërhoq Giuseppe Conte dhe ç’pritet të ndodh sot?

May 28, 2018
in Debat
        
 

Pas dështimit të përpjekjes për të formuar qeverinë e re në Itali, kreu i lëvizjes populiste Pesë Yje kërkoi shkarkimin e presidentit Sergio Mattarella.

Kreu i lëvizjes Pesë Yje, Luigi di Maio, tha në një intervistë televizive se do të kërkojë largimin e presidentit Mattarella bazuar në nenin 90 të Kushtetutës italiane.

Pas kësaj në vend duhet të organizohen zgjedhje të reja. Neni 90 i kushtetues ofron mundësinë për ta paditur presidentin për tradhti të lartë ose shkelje të kushtetutës.

Luigi di Maio

Presidenti italian Mattarella kishte shkaktuar më parë dështimin e formimit të një qeverie të përbërë nga nga Lëvizja Pesë Yje dhe nga partia e djathtë Lega, sepse kishte refuzuar të pranonte emërimin e Paolo Savonas si ministër të Ekonomisë dhe të Financave.

Paolo Savona

Paolo Savona shquhet për qëndrimin e tij euroskeptik dhe kritikat ndaj rregullave të Eurozonës. Pas kësaj kadidati për kryeministri Giuseppe Conte e dorëzoi mandatin e tij.

Shqetësim për një krizë të re të euros

Planet e aleancës së re qeveritare në Itali për shkurtime taksash, caktimin e një rroge minimale dhe projekte të tjera të shtrenjta, si dhe retorika antievropiane, i kishin shqetësuar BE-në dhe tregjet financiare.

Ekonomia e tretë më e madhe në Eurozonë është tashmë e zhytur në borxhe me gati 132 për qind të prodhimit ekonomik. Pas Greqisë kjo është vlera e dytë më e lartë në Evropë.

Ligjet e Eurozonës përcaktojnë një nivel prej vetëm 60 për qind dhe që borxhi i ri vjetor të mos i kalojë tre për qind të prodhimit të brendshëm bruto. Tani po përhapet frika se Italia mund të shkaktojë një krizë të re të euros. /DW


        
 
Next Post

Opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, bie mocioni për rrëzimin e qeverisë

Marshim kundër qeverisjes së Merkelit, opozita gjermane ngre volumin e muzikës tekno

U kërcënua me vdekje për gafat në finale, portieri i Liverpulit: Më shfaqen si film para syve

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In