• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryemadhi merr në “dorë” fasonët: Distancohemi nga qeveria, paketë urgjente ekonomike! Të fitojmë kohën e humbur dhe të punojmë 365 ditë të vitit

May 2, 2020
in Aktualitet, Debat
        
 

Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me biznesin fason, me të cilin ka ndarë shqetësimet e krijuara nga koronavirusi.

Kryemadhi shkruan në “Facebook” se “sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë”.

Më tej, kryetarja e LSI thekson se duhet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi

Mesazhi i Kryemadhit:

Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon.

Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason.

Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta përsa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi.

Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.

Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit.

Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë.


        
 
Next Post

Ilir Beqaj argumenton pse duhet të ulen rrogat e administratës dhe pensionet suplementare

"Po ku ishe ti Adam”?! Shpërthen mjeku Tritan Kalo, i përgjigjet ‘ flakë për flakë’ ish ministrit "eunuk" të PS-së: E gjej kohën të informoj publikun që vuan pusht-shtetarët e pangopur

Doni të punoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë? Mësoni për çfarë bëhet fjalë dhe kur është afati i aplikimit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In